Ditën e sotme u zhvillua një nga operacionet më të mëdha në brigjet e vendit tonë në kuadër të stërvitjes së përbashkët të forcave të NATO-s, 'Defender 25', ku mori pjesë edhe Shqipëria.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur sot se dy anije patrullimi nga Skuadroni i Sigurisë së Ekspeditës Detare të Marinës së SHBA-së shoqëruan anijet e Forcës Detare Shqiptare gjatë stërvitjes, e cila përfshiu forcat shqiptare që zbritën me litar dhe hipën në një anije të Forcës Detare.
'Dy anije patrullimi nga Skuadroni i Sigurisë së Ekspeditës Detare të Marinës së ShBA shoqëruan anijet e Forcës Detare Shqiptare gjatë stërvitjes, e cila përfshiu forcat shqiptare që zbritën me litar dhe hipën në një anije të Forcës Detare. DEFENDER 25 është stërvitja vjetore më e madhe e Ushtrisë Amerikane në Europë, që bashkon 25,000 trupa nga 29 vende aleate dhe partnere për të rritur shpërndarjen e shpejtë dhe gatishmërinë për operacione të përbashkëta. Këto stërvitje janë thelbësore për të siguruar që Aleatët e NATO-s të mbeten të gatshëm për të përballuar sfidat e vërteta të sigurisë', thotë Ambasada e SHBA në Tiranë.
“Defender 25” është një stërvitje ushtarake ndërkombëtare e organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim me vendet aleate të NATO-s, përfshirë edhe Shqipërinë.
Komente
