“Arkivi i Provincës Boshnjake të Sarajevës (Arhiv Franjevčke Provincije Bosne Srebene, Sarajevo) ruan dokumentet e shkollimit të Fishtës, një pjesë e të cilave janë përmendur prej historianit françeskan Mirko Vrgoč (2005) në një punim për historikun e kolegjit të Livno-s nga 1858 në 1905.11. Një analizë më e e hollësishme fokusuar mbi Fishtën, ndriçon disa elemente të qëndrueshme të personalitetit të tij të hershëm.
Rezultatet e dëftesave për periudhën gati dhjetëvjeçare të studimit në Bosnjë (përkatësisht, të shkollës përgatitore të Guča Gora-s, të shkollës për filozofi në Krajleva Sutjeska dhe të fakultetit teologjik në Livno), përvijojnë jo vetëm profilin e formimit bazë të Fishtës, por dhe personalitetin e tij të hershëm që do të spikasë në të ardhmen krijuese të poetit.
Nga një dokument i 7.03.1892 (Sarajevë) me firmë të ministrit të provincës boshnjake Andrea Buzuk-u, gjendet pranë Arkivit Historik të Urdhrit Françeskan në Romë, jepen lëndët që kryheshin në tri nivelet e studimit të shkollave në manastiret e provincës boshnjake nga studentët që përgatiten për t’u shuguruar.
Më 1886 Fishta gjendet në manastirin e Guča Gora-s dhe një nga dokumentet e para, ku përmendet emri i tij është ai i datës 15 tetor 1886, në të cilin saktësohen dhe detajohen të dhënat e një dokumenti paraprak të 6 tetorit për gjashtë nxënësit e ardhur nga Shqipëria. Sillen gjeneralitetet e Fishtës, data dhe emri i pagëzimit “Jozef ”.
Pesëmujori i parë i vitit shkollor 1886-1887, nga “Relacioni”/Relatio i datës 11 shkurt 1887, ka një klasifikim të progresit në kulturë dhe në karakter të të pasqyruar në tekst janë tejshkruar sipas origjinalit të dokumentit të cilit i referohen:
Fr. Joannes Fišta rezulton i shkëlqyer (eminens primus), vlerësim që e ka në: “Doktrinë e fesë”/ Doctrina Religionis; “Sintaksë latine”/Syntaxis Latina; “Gramatikë”/ Gramatica; “Aritmetikë”/Arithmetica dhe “Analizë”/ Analysis. Në këtë relacion dallohen vlerësimet: “shkëlqyeshëm”/ eminens primus në “Impenjim”/ Oçupationes; “mirë”/ bona për “Aftësitë”/ Capacitas; “Zell”/ Diligentia si dhe “asgjë për t’u qortuar”/ irreprehensibilis në “Sjellje”/ Mores.
“Relacioni”/Realtio i fundit për rezultatin në letra dhe në sjellje gjatë vitit të parë shkollor 1886-1887 (8korrik 1887) konfirmon ecurinë e shkëlqyer të semestrit të parë të Fr. Joannes Fišta: (“Aftësitë”/ Capacitas, bona; “Zell”/ Diligentia, bona; “Doktrinë religjioze”/ Doctrina Religionis, eminens; “Sintaksë elegante”/ Syntaxis Ornata, eminens; “Kronologji”/ Chronologia, eminens; “Sjellje”/ Mores, irreprehens (ibilis). 2. Viti akademik 1888-1889 e gjen Fishtën për filozofi në “Kraljeva Sutjeska” dhe dëftesa e semestrit të parë (28 shkurt 1889) pasqyron rezultatin eminens primus të Joanes Fiscta në lëndët: “Metafizikë”/ Metaphysica; “Shkenca”/ Mathesis; “Histori universale”/ Historia Univers(alis); “Fizikë”/ Physica.
Faksimile e dëftesës së fundit shkollore të Fishtës, [AFPBSS, “Livno”: “Školska svjedočba”, 1893, br. 669].
Kolona e gjuhës gjermane, e plotësuar për disa nga nxënësit që kishin bërë gjermanisht është bosh prandaj Daniel Gjeçaj citon një letër që P. Lorenc Mihačević i dërgon P. Marcellino nga Curia Superiore e Provincës, ku thotë se që të gjashtë studentët e kthyer nga Bosnja, dinin shumë mirë katër gjuhë. Për semestrin e dytë, dëftesa (dt. 26 qershor 1889) shënon rezultatin eminens primus për Fr. Joannes Fiscta ndër gjashtë studentët e marrë në provim në lëndët: “Metafizika speciale”/ Metaphysica spec(ialis); “Histori universale”/ Historia Universalis; “Fizikë”/ Physica; “Matematikë”/ Mathematica; “Prozodi latine”/ Prosodia latina Dokumente arkivore të viteve 1890-1893 flasin për një grup shqiptarësh të cilët u pranuan në tetor të vitit 1890 në kuvendin e Shën Pjetrit dhe Palit të Gorica-s (Samostan Franjevaca Gorica-Livno), të cilët studiuan në Livno për teologji.
Gjergj Fishta
Rezultatet e vlerësimeve në të katër vitet që flasin për formimin të shkëlqyer teologjik të fratit shqiptar, Fr. Georg. Silvius Fiscita: të dyja dëftesat e vitit të parë (10 shkurt 1890,27 qershor 1890) e klasifikojnë Fishtën të shkëlqyer (emimens primus) në të gjitha lëndët (“Histori latinishten italishten dhe kroacishten, dhe nuk mungojnë prej tyre ata që flasin frëngjisht dhe gjermanisht. E sheh klerikun Georgius Fišta me vlerësimin (em(inent) prim(us)] në të dyja lëndët (“Dogmatikë e veçantë”/Dogmatica Spec(ialis); “Teologji pastorale”/ Theologia Pastoralis); viti i fundit vazhdon të ketë vlerësime të shkëlqyera Emin(enes)primus) për Fr. Georg. Ficšta në të dyja lëndët (“Teologji morale”/ Theologia Moralis; “E drejtë kanonike”/ Jure Canonica) për të dy semestrat, shkurt 1893, 21 qershor 1893). Dëshmia e fundit e periudhës së studimeve (Livno, shkurt 1893) sjell dy “shkëlqyeshëm”/ izvrstno në “Filozofi morale”/ Moralka dhe në “Të drejtë ekleziastike”/Crkveno pravo dhe vetëm një “mjaftueshëm”/ dosta dobro në “Sjellje”/ Ćudoredje.
Vehbi Bala në monografinë Gjergj Fishta, jeta dhe vepra, përcakton 1899-n si datë të poezisë së parë që njohim prej Fishtës.4 Krijime të ndryshme poetike të shkruara prej Fishtës, që mbajnë firmën “É popullit”, botohen në periodikun “Albania” të Faik Konicës.
Një tekst i periudhës së studimeve të Fishtës, shkruar në gjuhën italiane, e shtyn më 1892 datën e krijimit të parë që njohim prej tij. Është fjala për poezinë autografe që mban datën 12 dhjetor 1892, Al valente poeta sig.Silvie Strahimir Kranjčević, dorëshkrimi i së cilës në vitin 1927 u zbulua në dhomën-muze kushtuar Kranjčević-it, në muzeun për letërsinë në Sarajevë (Muzej književnosti i pozorišne umjetnosti Bosne i Hercegovine).
Kapllan Resuli, në Fishta dhe të tjerë (2001), e përmend këtë poezi nëpërmjet citimit të një artikulli të studiuesit boshnjak (Brčić, 1982) dhe, me të njëjtën lente vetanake me të cilën interpreton eposin e Fishtës, pa konsultuar tekstin, shprehet se autori kroat Silvie Strahimir. Kranjčević nuk ka ndikuar në poetikën e Fishtës.
Të dhënat e para për njohjen mes Fishtës dhe poetit lirik kroat Kranjčević vijnë nga shënimet biografike të botuara nga “Vjetari” i provincës françeskane të Bosnjës me rastin e vdekjes së Fishtës, 1941, ku përmendet se Fishta u njoh në Livno me veprën poetike të fratit G. Martić, influenca e të cilit do të ndihet në krijimtarinë e Fishtës si dhe do të shoqërohet me Kranjčević-in, i cili banonte në Livno në kohën kur studionte Fishta.
Nga burimet kroate vijnë më shumë elemente për përvojën boshnjake të Fishtës, duke përplotësuar kështu një boshllëk të kritikës shqiptare. Frati Lovro Mihačević në udhëpërshkrimin e tij “Nëpër Shqipëri” (Po Albanii, 1911), jep të dhëna fillestare për rëndësinë e kapitullit boshnjak në formimin e Fishtës, jo vetëm nga këndvështrimi religjioz dhe filozofik, por dhe nga ai poetiko-letrar.
Shume mire beni qe publikoni dokumenta te ketij njeriu te madh te Shqiperise. At Gjergj Fishta,krenaria e popullit shqiptar,poeti i Lahutes,Homeri i Shqiperise.
Përgjigju