Fibank është në rritje të vazhdueshme me ecuri të qëndrueshme në të gjitha aspektet e zhvillimit të saj.
Dega kryesore tek Kullat Binjake u zgjerua për një përvojë të përmirësuar të klientit me sherbimet me te avancuara, instalimet moderne dhe vendndodhje në pjesën më të mirë të Tiranës. Dega ofron disa ambiente te dizenjuara për klientët si edhe një ekip të motivuar dhe të përkushtuar. Hapësirat e zyrave qendrore gjithashtu janë zgjeruar ndjeshëm në përputhje me strategjinë e rritjes së Fibank për arritje më të larta të pjesës së tregut, ndikimit ne treg, fitimit dhe të brandit.
“Fibank është një korporatë në rritje dhe ne jemi të përkushtuar të ofrojmë një shërbim të shkëlqyer në funksion të nevojave dhe kërkesave të klientëve tanë. Zemra e kompanisë sonë është rrjeti i degëve dhe ne jemi gjithmonë një bankë dinamike, me vendimmarrje shumë të shpejtë, duke ofruar produkte dhe shërbime fleksibël për të gjithë llojet e klientëve” thotë CEO - Bozhidar Todorov.
Fibank është plotësisht e angazhuar në tregun shqiptar me mbështetjen e plotë të Grupit Fibank. Strategjia e bankës është të punësojë njerëz profesionistë, të ofrojë produkte dhe shërbime të reja të avancuara si për individët ashtu edhe për bizneset, duke ofruar kushtet më të favorshme, në përputhje me nevojat e tregut si depozita, kredi, shërbime të reja të avanuara si Mobile banking, ATM Cash In, etj.
Fibank synon të vazhdojë trendin pozitiv të ndikimit në mirëqenien e vendit duke përmirësuar jetën e njerëzve si staf, si klientë dhe si qytetarë.
“Ne do të vazhdojmë të shfrytëzojmë mundësitë në treg me përkushtimin tonë ndaj zhvillimit të biznesit, produkteve dhe shërbimeve të reja të përshtatura sipas kërkesave aktuale dhe të mbështetura fort nga një ekip profesionistësh të motivuar” përfundon fjalën z. Todorov.