Duke vijuar qëndrimin kundra ndaj projektligjit “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i përbërë nga komunitetet fetare të vendit tonë, ka realizuar dëgjesën e parë publike me Ministrinë e Shëndetësisë. Ata thanë se projektligji nuk duhet të kalohej në kuvend, pasi prek rëndë familjen.
“Ne ishim në emër të këshillit fetar të Shqipërisë i cili përbëhet nga 5 komunitete fetare zyrtare në Shqipëri. Me tu njohur me këtë projektligj, kemi ngritur një grup pune. Kanë zhvilluar një procedurë të argumentimit kundër këtij argumentimi.
Sterilizimi, rritja e moshës së abortit, nënat surrogate. Për komunitetet fetare, janë kundër këtij projektligji që janë pro këtij projektligji që ndikojnë në familjet shqiptare në krizën e saj. Ministria e Shëndetësisë mbetet e hapur për diskutime në lidhje me këtë projektligj”, tha Genti Kruja, Sekretar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.