Mbyllet dëgjesa për kandidatët në KQZ e re/ Batuta në mbledhje/ Rusmaili: Kam marrë distancë nga dashuritë e vjetra! Gjiknuri: Ç’ne prap në KQZ? Zguri: I shërbej vendit

30 Shtator 2020, 19:46| Përditesimi: 30 Shtator 2020, 20:23

  • Share

Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e kandidatëve të KQZ-së re zhvilloi këtë të mërkurë seancën e dytë dëgjimore me kandidatët të cilën kanë aplikuar për pozicionet e Kryekomisionerit, Nënkomisionerit dhe për të qenë anëtarë të Komisionit të Rregullatorit dhe Sanksioneve e Ankesave.

Mes kandidatë që raportuan ishte dhe Ilir Rusmaili, ish-zëvëndës ministër në kohën e PD dhe ministër i Drejtësisë, për të cilin nuk munguan pyetjet ngacmuese nga mazhoranca.

Adnor Shameti: “A ndjehemi i çliruar nga dashuritë e vjetra politike në krye të këtij misioni që keni kërkuar?

Ilir Rusmaili: “Kam marrë distancën nga aktivizimi im politik për motivet që tashmë dihen. Unë mund të them për cilën parti politike votoj, por nëse e konsideroni që sekreti i votës nuk meriton të nëpërkëmbet, unë e lej këtë gjë.

Një post në KQZ-në e riformatuar kërkon ish-prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku i cili doli sot para Komisionit të Posaçëm.

Theodhori Sollaku: “Më është krijuar mundësia që në jetë të provoj sfida dhe eksperienca të reja. Mendoj se do më japin mundësinë që nëse votëbesohem mund të bëjë më  të mirën për një proces të drejtë zgjedhor”.

Por jo pak emra nga KQZ aktuale kërkojnë rikthimin. Mes tyre, ish-kryetari Klement Zguri, ish-kryetarja Lefterie Lleshi dhe Kristaq Kume.

Damian Gjiknuri: “Klement, ti nuk ke nevojë shumë për prezantim por unë kam një pyetje, c’ne prapë në KQZ?  Kam mbi 20 vjet që sa merrem me zgjedhje ti je një poster atje”.

Klement Zguri: “Është gjëja që di të bëj më mirë, por besoj se i shërbej të përgjithshmes së vendit. Që kur ka hyrë demokracia kam kontakt me zgjedhjet në të gjitha komisionet, në 23 vite në KQZ, një eksperiencë që besoj se vlen për tu konsideruar”.

Lefterie Lleshi: “E njoh këtë fushë shumë mirë dhe jam shumë komode. Mendoj se dhe performimi im në këtë detyrë do jetë më cilësor se herën e parë se është një fushë që e njoh nga të gjitha anët”.

Kristaq Kume: “Po rikthehem në KQZ, por me një ndryshim të madh. Radhën e parë po shkoja dhe nuk e dija ku po shkoja e çfarë do bëja, tani e di mirë ku po shkoj”.

Para komisionit dolën dhe Ilirjn Celibashi, po ashtu dhe avokati Ledio Braho. Ndërkohë, Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ deri më tani ka skualifikuar 17 kandidatë, ndërsa 53 i janë nënshtruar seancës dëgjimore, të zhvilluar nga deputetët e mazhorancës, opozitës në Kuvend por dhe me një përfaqësues nga PD, Oerd Bylykbashin. Në ditët në vijim pritet që Komisioni i Posaçëm të mblidhet sërish për të vlerësuar kriteret që kanë deklaruar kandidatët në seancë dëgjimore për të bërë gati përzgjedhjen që më pas do i dërgohet Kuvendit të Shqipërisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?