Ndërkohë që muzika angleze po humbet popullaritetin në Zvicër, këngët shqiptare po bëjnë bujë. Këngëtarët shqiptarë me famë ndërkombëtare kanë arritur të depërtojnë në tregun muzikor të Zvicrës dhe të fitojnë shumë fansa.
Emra si Loredana, Arbër Rama ose EAZ, Mozzik e shumë këngëtarë të tjerë shqiptarë të njohur në Zvicër, janë shtuar në listën e dashamirësve të muzikës si këngëtarë të preferuar.
Sakaq repertori i tyre në gjuhën shqipe ka tërhequr jo pak publik nga Zvicra.
Gazeta “Tagesanzeiger” tregon se vitin e kaluar, muzika zvicerane zinte vendin e gjashtë, në listën e gjuhëve që dëgjohen më shumë nga zviceranët.
Çuditërisht, në gjysmën e parë të vitit 2023, ajo tashmë është tejkaluar nga muzika në gjuhën shqipe, ku këngët në dialekt përbëjnë 1.1 për qind të transmetimeve, ndërsa ato në gjuhën shqipe 1.2 për qind, përcjell albinfo.ch. Për sa i përket numrit të hyrjeve, kjo bën një diferencë prej 7.5 milionë.
Për sa i përket dialektit, reperi zviceran EAZ, që është pseudonimi i artistit shqiptar nga Zvicra, Arbër Rama ka arritur një hit me "Juicy".
“Juicy” tashmë është luajtur 3.5 milionë herë këtë vit dhe kjo e bën këngën më të suksesshme në dialekt dhe e rendit në vendin e 15-të ndër të gjitha gjuhët.
Gjuhët më të njohura në Zvicër janë, anglishtja 60%, gjermanishtja standarde 15% dhe frëngjishtja 8%. Spanjishtja me 4.4% dhe italishtja 2.1% vijojnë në vendin e katërt dhe të pestë.
kjo eshte shenje qe edhe zvicra duhet te zgjohet se po shkon per lesh nga keta pseudo artiste.....
PërgjigjuKane shkuar per lesh sepse po mbingarkohen perdite me emigrante nga mbare bota e trete, perfshi dhe shpellaret tane. E sigurisht shpellaret sjellin edhe "kulturen' e tyre, por mahzalla se perfitojne dicka nga kultura perendimore. Eshte ceshtje geni se nuk shpjegohet ndryshe.