Kronikë

Degradon rruga në Fushë-Milot të Kurbinit, aksi rrugor është kthyer në makth për drejtuesit e mjeteve

13 Qershor 2021, 18:07| Përditesimi: 13 Qershor 2021, 18:16

  • Share

Lëvizja në rrugën e fshatit Fushë-Milot të Kurbinit është kthyer në një makth për drejtuesit e mjeteve.

Segmenti rrugor me gjatësi 3 km ka pësuar dëmtime në të gjithë gjatësinë, ku asfalti u ka lënë vend gropave. Banoret thonë se kjo situatë vijon prej kohësh, ndërsa fajësojnë bashkinë e Laçit për mungesë mirëmbajtje.

‘Kjo rrugë ka vite që është në gjendje shumë të keqe. Premtojnë sa herë vijnë të marrin votat, ikin dhe rruga mbetet në këtë gjendje, edhe ferrat e kanë zënë, askush nuk vë dorë.’- tha një qytetar.

‘Premtimet janë bërë por të shohim tani. Bari pa prerë anash rrugës. Është e keqe fort.’- tha një tjetër.

Problem mbetet dhe bimësia e zhvilluar në dy anët e rrugës e cila ka bllokuar pamjen, duke u kthyer në burim aksidentesh.

Ky segment rrugor u shërben fshatrave Shullaz dhe Fushë-Milot.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?