Kjo është gjendje e shëtitores së Lumit Drin në qytetin e Lezhës sot
Ajo është ndërtuar pak kohë më parë. Parmakët prej druri janë thyer dhe hequr, ndërsa trotuari ka rrëshqitur e pësuar dëmtime në disa vende.
Krahas papërgjegjshmërisë së qytetarëve keq-bërës, të tjerë thanë se dëmtimi i shëtitores ka ardhur edhe për shkak të mos mirëmbajtjes nga pushteti vendor
“Dora jonë e zezë i bën këto shkatërrime. Bashkia duhet të vëre dorë sa më parë. Çdo gjë e bukur ka lezet. Kur e lë kështu të ngjall neveri”, tha një banor.
“Kjo shëtitore nuk është aspak normalë që është bërë kështu. Fajin e ka edhe populli por edhe bashkia që nuk merren me të. Duhet të merremi të gjithë të tërë bashkë. Të gjithë punët kanë mbetur pas dore. Bashkia duhet ta riparoje dhe ne si qytetarë ta mirëmbajmë”, shprehet një tjetër banor.
“Nuk e meriton Lezha të ketë këtë shëtitore kështu. Këtu e kemi jetën ne që jemi të sëmurë. I lutem kryetarit të bashkisë që ta mirëmbaje. Të ndezin dritat”, thotë banori për Report Tv.
“Nuk ka rëndësi kush e bëri. Policia të merret. Ta kape njërin e ta çoje tek vendi, ta gjobisë”, shprehet i moshuari.
Shëtitorja e Drinit, rruga hyrëse dhe sheshi “Gjergj Kastrioti” janë ndërtuar në vitin 2014.
Eshte per te ardhur keq,cdo dite shohim se si degradojne menjehere shume nga objektet e investuara me parate e popullit. Mendoj se: -Tenderat I fitojne ato qe jane prane atyre qe ua japin. -Supervizoret nuk kane aftesi e mundesi te luajne rolin,kthehen ne sekser,tamam si avokatet. -Objektet merren ne dorezim pa kontroll serioz,profesional,formalisht. -Nuk ka kontroll dhe mirembajtje,nga strkturat e pushtetit vendor. Vetem 3 shembuj do te sjell ne vemendjen tuaj: 1.Rruga nga qendra e fshatit deri tek kisha Shen Eufemise,ne Kallmet-Lezhe. 2.Rruga nga qendra e qytetit deri tek kalaja e Lezhes. 3.Shetitorja e lumit Drin,ne Lezhe. Ne te tre objektet ndricimi ka qene I degraduar,vjedhur,thyer shtyllat...etj. Arsyeja?!!!! Ky eshte formimi,kjo eshte edukata,kjo eshte kultura jone!!! Por edhe ...ky eshte shteti yne. Sepse atyre qe kryejne vandalizme si keto dhe te tjera me per faqe te zeze,duhet t'u tregoje vendin ketyre faqezinjeve.
PërgjigjuArsyrja qe i kane vjedhur, eshte se ne Lezhe ashtu si ne gjithe ultesiren perndimore te Shqiperise eshte bere zhvendosja e popullesise nga mali ne fushe dhe ata te fushes kane emigruar jashte. Kane nevoje per evoluim Mirditoret qe jane ne Lezhe, keshtuqe tiu japim kohe dhe mos ti paragjykojme per vjedhje, vrasje vendosje tritoli etj. Kjo eshte me e pakta qe pritej nga nje zone me njerez me bisht :)
Pa tjeter te rregullohet,ta pyesin lezhuane se ndoshta rregullohet vet,por mbi te gjitha,te vet mirmbahet.
Përgjigju