SARANDË- Godina e teatrit në qytetin bregdetar të Sarandës është lënë në rrënim të plotë prej dy dekadash. Skena e kinoteatrit të Sarandës është me kolona të gjymtuara, xhama të thyer, e pluhurosur. Që pas sulmeve të 1997-ës, nuk është vënë dorë, ndërsa godina po degradon dita ditës.
"Shkatërrimi i teatrit ka filluar këtu e 20 vjet që kur kanë ardhur në pushtet drejtues vendorë që nuk kanë treguar asnjëlloj kujdesi për estradën e qytetit dhe s'kanë bërë asnjë investim", tha Haki Spaho, ish-aktor që tashmë është në pension
I harruar nga pushteti vendor, kinoteatri nuk i shërben më artit, ndërsa disa ambiente shfrytëzohen për biznes.
"U mor holli i madh është kthyer në klub tregtie. U prish teatri i kukullave dhe u kthye në shtëpi banimi. U prish kinemaja që u bë lokal", tha më tej Spaho.
Prej vitesh në një pjesë të këtyre ambienteve është vendosur Qendra Kulture e qytetit të Sarandës. Me një staf të cunguar, kjo qendër nuk kryen asnjë aktivitet artistik.
"Nuk ka estradë profesionistë, s'ka orkestër, më e keqja nuk po del brez i ri dhe kështu po mbaron çdo ditë e më shumë arti në Sarandë", tha ai.
Qyteti me brigje të mrekullueshme dhe detin e kristaltë, duket se nuk ofron asgjë sa i përket artit...
Ah, moj diktature, moj diktature qe na "shkaterrove" Arsim e Kulture ! Ja shioni kino teatrin e Sarandes, te cilin po e "lulezon demokracia ..."
PërgjigjuDEGRADOJNE GJERAT SEPSE NUK KA MINISTRI TE KULTURES,,POR NJE BANDE HAJDUTESH QE VJEDHIN FONDET SHTETERORE PER KULTUREN...
Përgjigju