'Deja Vu' e procesit të parë, SPAK kërkon 12 vite burg për Saimir Tahirin! Ish-ministri mbrohet sërish me tabelë! Disa herë u fikën dritat! Vendimi në 4 shkurt

31 Janar 2022, 13:50| Përditesimi: 31 Janar 2022, 18:12

  • Share

TIRANË- Asgjë nuk ka ndryshuar në Apelin e GJKKO në procesin kundër ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. SPAK ka kërkuar fiks të njëjtin dënim me nga 12 vite burg për Tahirin dhe Jaeld Çelën ndërkohë që ashtu si edhe disa vite më parë 2 vite më parë, ish-ministri u mbrojt duke radhitur në një tabelë faktet e tij. Pasi dëgjuan mbrojtjen, gjykata ka njoftuar se vendimi do të jepet në 4 shkurt ora 13:00.

Tahiri përfiton ulje të 1/3 të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Në Gjykatë  kanë ikur disa herë dritat, duke e lënë sallën për disa minuta në errësirë. Kujtojmë se vendimi më 28 shtator i Gjykatës së Lartë e rikthye për rigjykim çështjen me trupë të re drejtuese. Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në Shkallën e Parë. Më pas ish ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar. 

Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Akuza e argumentuar nga prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij.

Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës, në analizë të të gjitha provave të paraqitura nga Prokuroria, nuk rezultonte asnjë fakt, që ta përfshijë ish-ministrin në trafikun e drogës dhe bashkëpunimin me grupin kriminal të Habilajve, kryetari i të cilëve është Mojsi Habilaj, i arrestuar dhe në gjykim në Itali. Po ashtu, thotë gjykata në arsyetimin e saj, pas përgjimeve edhe të prokurorisë italiane ku Habiljat diskutojnë për dhurata që do ja japin ministrit, çmohet fakti se nuk ka prova të mjaftueshme për t'i lidhur këto dhurata apo shuma monetare se do të shkonin tek Tahiri. Në bazë të këtyre fakteve gjykata vendosi dënimin me 3 vite shërbim prove.

 

 

Ora 16:21
Zbardhet data, ja kur do të jepet vendimi për Saimir Tahirin! Ish-ministri: Kam pritur 4 vite, s'kam rrugë tjetër do pres

1632818262_TAHIRI.jpg

Apeli i GJKKO do të japë vendimin për Saimir Tahirin në datën 4 shkurt ora 13:00.

"S'kam rrugë tjetër pres vendimin, kam pritur 4 vite, do pres", tha Tahiri.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 31/01/2022 21:18

    Gje me te tupshme se ne shqiperi ska Per nje pergjim duan te denojn nje djal qe luftoi krimin Dhe ai qe ka lyer di duart me gjak shqiptari bredh neper shqiperi per tu rikthyer politik

    Përgjigju
  • Grupi: 31/01/2022 17:47

    Arroganca patologjike e ketij njeriu duhet te perfundoje bashke me te prapa hekurave. Nese nuk quhet prove dergimi i Audit A8 gjoja te shitur ne greqi nga Habilajt dhe kthimi me te i ish ministrit te vertetusra nga Tims, atehere duhet te lirohen te gjithe trafikantet. Nese nuk quhet prove marrja e skafit me defekt te ish ministrit nga Moisi Habilaj sebashku me nje polic te portit te vlores dhe dergimi i tij per itali ne servis, atehere cdo trafikant duhet liruar nga burgu. Nese nuk quhet prove kapja e 865 mijr euro dhe patentave te skafit ne makinen e trafiksntit Armsnd Lilo me shofer Orest Soten qe ndertonte komisariate, atehere cdo trafikant duhet te uleras si i pafajshem neper burgje. Nese nuk quhet prove sistemi Tims ku verteton udhetimin me makina te ministrise se brendeshme jashte vendit te Orest Sotes, atehere keto dy fakte te mesiperme nuk kane lidhje me njeri tjetrin. Ish ministri nuk i njeh kusherinjte por baba dhe bashkegruaja e tij udhetojne per ne Rome me Moisi Habilajn, keto te provuara ne Tims. E plot episode te tjera qe ne harmoni me njera tjetren vertetojne njohjen e ngushte te ish ministrit me Habilajt. Mos te harrojme trprojat ne kerkim nderkombetar per trsfik kanabisi. Nese nuk denohet per keto krimi ish ministri, atehere SPAK duhet te shkrihet si strukture dhe te ktheje mbrapsht parate e taksave tona.

    Përgjigju
    • @Turi: 31/01/2022 20:30

      Ma kane bere lavazh tek kompleksi lukzos ne berzhite qe eshte ndertuar me pune vullnetare hahaha Se ka torrollake si ty ky vend nuk ben perpara. Lexo faktet o gjytyrym leri militantizmat. Ka ndonje ghe te genjeshtert aty? Po mbahen njerezut ne burg per nje telefonate dhe ky qe kanabizoi shqiperine do beje gangesterin se e mbeshtesin tru palaret si ty.

    • @Klodi: 31/01/2022 19:59

      Po pra per te ardhur ka dil e prite ne Rinas....Hahaha Boll e kemi nje Tik me emrin Arben Kraja, do te ns i besh dy tani?

    • Turi: 31/01/2022 19:35

      Hajde Grupi hajde. Shpelarjen e trupin ta paskan bo me sukses.

    • klodi: 31/01/2022 19:01

      Mbaje veten o Besim.. se dhe pak te vjen Tiku nga Italia!!

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?