Wisla feston trofeun

Sport

Dejvi Bregu fiton Kupën e Polonisë me Wisla Krakow

4 Maj 2024, 16:04| Përditesimi: 4 Maj 2024, 16:06

  • Share

Wisla Krakow ka fituar Kupën e Polonisë duke shkruar historinë, kjo për faktin se ekipi militon në Ligën e Dytë polake dhe është ende në garë për t'u ngjitur në elitë.

Pjesë e këtij ekipi është edhe Dejvi Bregu, vlonjati që ia ka dalë të ngrejë një trofe me të tijtë. Wisla ka mposhtur në finalen e madhe 2-1 Pogon Szczecin dhe ka siguruar një vend në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm.

Wisla është një emër i njohur i futbollit polak, teksa ka fituar 13 herë kampionatin dhe 5 herë Kupën, por që nga viti 2022 militon në Ligën e Dytë polake.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?