Tonin Marinaj, foto arkive

Dekriminalizimi/ PD kërkesë Prokurorisë: Verifiko kryebashkiakun socialist të Malësisë së Madhe! Tonin Marinaj: Akuza të fabrikuara

2 Korrik, 14:55| Përditesimi: 2 Korrik, 23:00

  • Share

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit të Kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj. Në dokumentin që mban datën 2 korrik 2024 thuhet se Prokuroria e Antimafias Italiane e akuzon si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Kërkesa është firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe deputetët Dhurata Cupi, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Ramadan Likaj, Sorina Koti, Albana Vokshi, Luan Baci, Elda Hoti, Edmond Spaho, Emilja Koliqi, Flamur Hoxha, Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj, Bledion Nallbati dhe Asllan Dogjani.

Nga informacionet që disponohen nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Tonin Marinaj, me detyrë Kryetar i Bashkisë së Malsisë së Madhe, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik, në kuptim të ligjit nr. 138/2015. Kjo kërkesë bëhet në kushtet kur ekzistojnë të dhëna dhe informacione, që ngrenë dyshimin e arsyshëm, se subjekti Tonin Marinaj, ka kryer veprimtari të paligjshme, si më poshtë vijon:

Tre arsyet e PD-se 

1.  Në datën 5 qershor 2015, Drejtoria Rajonale Antimafia, e Prokurorisë së Republikës, pranë Gjykatës së Firences, e përfaqësuar nga prokurori Dr. Giulio Monferini ka njoftuar mbylljen e hetimeve paraprake ndaj personave të hetuar, ku rezulton se shtetasi Tonin Marinaj, lindur në Shqipëri, më 05.12.1996, është në rolin e themeluesit, nxitësit dhe drejtuesit të një organizatë kriminale e përbërë prej më shumë se dhjetë anëtarësh, me tipare ndërshtetërore, me baza vepruese në Shqipëri dhe Itali, e angazhuar sistematikisht, profesionalisht dhe në vazhdimësi në eksportimin në territorin italian të sasive të mëdha të mariuanës për t’u shpërndarë me pakicë nga anëtarët e organizatës kriminale. Hetimet janë kryer në kuadër të procedimeve penale nr. 1615/2010, nr. 14109/2010 dhe nr. 15892/2011 të Prokurorisë Antimafia në Firence.

2.  Sipas informacioneve përshkruhen në detaje episodet e trafikimit të lëndës narkotike të llojit mariuanë, si dhe bashkëpunëtorët për kryerjen e këtij aktiviteti, përkatësisht: (i) Episodi i parë: Kreu i organizatës kriminale Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen tek anëtarët të 50 kilogramëve mariuanë në Firence, në datën 29.05.2010; (ii) Episodi i dytë: Kreu i organizatës Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarje tek anëtarët për shitje të jo më pak se 75 kilogramëve mariuanë, në Firence, në datën 14.06.2010; (iii) Episodi i tretë: Kreu i organizatës Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen tek anëtarët e 42 kilogramëve mariuanë, pjesë e një sasie prej 388 kilogramësh mariuanë të magazinuar në Firence, në Firence, në datën 23.07.2010. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në këtë magazinë është gjendur edhe një pistoletë e kalibrit 9 mm dhe 100 gramë kokainë.

3. Në datën  29 mars 2016, prokurori Giulio Monferini ka depozituar në Gjykatën e Firences kërkesën për gjykim në kuadër të procedimit penal nr. 1615.10 RGNR mod.21 në ngarkim të disa shtetasve, përfshirë shtetasin Tonin Marinaj. Në përmbajtje të këtij akti janë parashtruar tre episodet e mësipërme, si dhe janë përshkruar provat mbi të cilat bazohet akuzat, të cilat kryesisht lidhen me përgjime telefonike në numrave dhe pajisjeve që kanë përdorur anëtarët e organizatës kriminale, e dyshuar si e drejtuar nga shtetasi Tonin Marinaj. Në datën 12 maj 2016, Zyra e Gjykatës për Hetime Paraprake, pranë Gjykatës së Firences, me gjyqtar Angelo Antonio Pezzuti pasi ka shqyrtuar kërkesën për gjykim dhe provat në ngarkim të të pandehurve, ku sërish relatohet se Tonin Marinaj është drejtuesi, organizuesi dhe nxitësi i organizatës kriminale të angazhuar në trafikimin e lëndës narkotike të llojit mariuanë, ka vendosur caktimin e seancës gjyqësore paraprake në dhomë këshillimi në datën 13 tetor 2016.

Për këtë arsye, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar fillimin e menjëhershëm të verifikimit të thelluar të të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit nga shtetasi Tonin Marinaj, me detyrë kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe, si dhe referimin e gjetjeve përkatëse, për hetime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Posacme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), për nisje të hetimeve për dyshimin e arsyeshëm të kryerjes së veprës penale të fshehejes së të dhënave në formularin e vetëdeklarimit apo veprimitari të tjera kriminale.

Reagon Marinaj

Kryetari socialist i Bashkisë së Malësi së Madhe Tonin Marinaj, në një reagim në facebook shkruan ky është një skenar i dobët i frymëzuar nga ata që rrinë pas dritares, duke iu referuar kryetarit të PD Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie.

'Jam suprizuar nga një deklaratë nga zyrat e njërës prej PD- ve të shumta në qarkullim.  Me neverinë dhe përbuzjen më të madhe hedh poshtë jo vetëm këtë "skenar" të turpshëm, të pabesueshëm e qesharak por çdo sulm e akuzë të fabrikuar ndaj personit tim, Bashkisë Malësi e Madhe dhe malësorëve të mi.

Jam i hapur përballë çdo institucioni si KQZ, prokuroria, KLSH-ja, SPAK-u apo çdo organizëm tjetër, vendas dhe i huaj që të shqyrtojë çdo informacion në drejtimin tim. Ofroj bashkëpunimin tim maksimal për t'i lehtësuar punën me një synim të vetëm: Të gjitha të vertetat të dalin në shesh dhe t'i mbyllet goja e shthurur e shpifjes çdo personi, qoftë ose jo anëtar apo drejtues i njërës prej PD- ve' thotë Marinaj.

Ky është mandati i tretë i Tonin Marinajt në krye të bashkisë së Malësisë së Madhe. 

Emrat e deputetëve PD që firmosën 
 1- Gazment Bardhi 
 2- Dhurata Çupi
 3- Ina Zhupa
 4- Zheni Gjergji
 5- Ramadan Likaj
 6- Sorina Koti
 7-  Albana Vokshi
 8- Luan Baçi
 9- Elda Hoti
10- Edmond Spaho
11-  Emilja Koliqi
12- Flamur Hoxha
13- Oerd Bylykbashi
14- Agron Gjekmarkaj
15- Bledjon Nallbati
16-Asllan Dogjani

 

Ora 21:17
PD kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme për ti verifikuar figurën, reagon Tonin Marinaj: 'Skenar' i shkruar nga ndonjë pasdritare

1719948155_tonin.JPG

Kryetari i Bashkisë së Malësi së Madhe Tonin Marinaj, ka reaguar lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike, e cila i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit Marinajn.

Me një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se ky është një skenar i dobët i frymëzuar nga ata që rrinë pas dritares, duke iu referuar kryetarit të PD Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie.

"U habita nga "skenari" i dobët, i shkruar apo i frymëzuar nga ndonjë pasdritare, "skenar" që nxjerr zbuluar edhe qëllimin për të cilin u sajua. Vitin që vjen, ka zgjedhje dhe Malësia e Madhe dhe malësorët, do të votojnë për qeverinë e tyre, sigurisht për të rikonfirmuar këtë mazhorancë dhe kryeministrin Edi Rama. Nuk do të kisha marrë mundimin t' ju përgjigjesha nongratave që po përpiqen të krijojnë një "skenar" shpifjesh në Malësi të Madhe. Por e ndjej detyrim për të gjithë banorët e Malësisë së Madhe, votues ose jo të mijtë, detyrim për Partinë Socialiste, kryetarin dhe kryeministri Edi Rama, për bashkëpunëtorët e mi, për të afërmit, miqtë e të njohurit dhe sigurisht për familjen time të deklaroj: Me neverinë dhe përbuzjen më të madhe hedh poshtë jo vetëm këtë "skenar" të turpshëm, të pabesueshëm e qesharak por çdo sulm e akuzë të fabrikuar ndaj personit tim, Bashkisë Malësi e Madhe dhe malësorëve të mi", shkruan ai.

Marinaj shkruan se është i hapur përballë çdo institucioni si SPAK, KQZ, prokurorisë dhe KLSH.

"Jam i hapur përballë çdo institucioni si KQZ, prokuroria, KLSH-ja, SPAK-u apo çdo organizëm tjetër, vendas dhe i huaj që të shqyrtojë çdo informacion në drejtimin tim. Ofroj bashkëpunimin tim maksimal për t'i lehtësuar punën me një synim të vetëm: Të gjitha të vertetat të dalin në shesh dhe t'i mbyllet goja e shthurur e shpifjes çdo personi, qoftë ose jo anëtar apo drejtues i njërës prej PD- ve", shkruan ai. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lopa: 02/07/2024 18:42

    Sikur nuk duket per datlindje te 1996 ky boti. Mos e ka futur kot sektori "patrinazhist" i PD

    Përgjigju
  • ZENUN KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 02/07/2024 17:32

    Ore kta tē pd jan bo mē keq se 2 lekshat e Enver Hoxhēs. Po sy peshkaqenin xen e motrēn e tij hunderre ku ti lejm qē kan vjedhur miljona nga Shqiptarēt e varfēr. Pse kot e kan mbyll Sali Bajgēn nē vrimēn e miut. Apo ish sekretari i partis sē punēs sali bajga s'quhet. O zot çfar maskarenjsh meren me tē tjerēt e s'shofin veten qē qelben era mut deri nē fyt. Pty rac e keçe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?