Deklarata bombastike nga Pompeo: Rusia është armiku ynë

19 Dhjetor 2020, 12:11| Përditesimi: 19 Dhjetor 2020, 12:16

  • Share

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka fajësuar Rusinë për atë që quhet sulmi më i madh kibernetik në historinë e SHBA.

"Ne nuk mund të fajësojmë drejtpërdrejt Rusinë për këtë sulm. Rusia është në listën zyrtare të armiqve të SHBA-së, pasi bënë pjesë ndër ato vende që duan të minojnë parimet bazë të jetës edhe demokracisë sonë. Gjatë gjithë kohës pyesin kush është armiku ynë, ne kemi shumë armiq që duan të ndikojnë në mënyrën tonë të jetesës, republikën tonë, parimet tona bazë të demokracisë. Rusia është në listën e vendeve të tilla”, tha Pompeo.

Kjo është një ndër deklaratat më të ashpra kohëve të fundit nga zyrtarët amerikan drejtuar qëndrimeve edhe sjelljes së Rusisë.

“Rusia përbën rrezik për të gjithë ata që e duan lirinë” tha ai, megjithëse Kina përbën kërcënim më të madh për Amerikën sesa Rusia”.

Pompeo gjithashtu ka deklaruar se Rusia është përgjegjëse për të gjitha sulmet kibernetike ndaj kompanive apo qeverisë amerikane.

Ai  shtoi se Presidenti rus Vladimir Putin mbetet një rrezik real për SHBA dhe më gjerë.

Hakerimi është arritur nëpërmjet përdorimit të softuerit të bërë nga firma amerikane SolarWinds. Ndër agjencitë amerikane në shënjestër ishte zyra që administron armët bërthamore.

Disa organizata të tjera në botë edhe në Mbretërinë e Bashkuar, kuptohet se kanë qenë në shënjestër të hakerave duke përdorur të njëjtin program.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?