Boris Johnson dhe Benjamin Netanyahu

Deklarata e fortë e ish-kryeministrit britanik: Netanyahu më vuri pajisje përgjimi në tualetin e zyrës

3 Tetor, 20:30| Përditesimi: 3 Tetor, 20:35

  • Share

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se një pajisje përgjimi u gjet në tualetin personale të tij në Ministrinë e Jashtme, pasi ishte përdorur nga Benjamin Netanyahu.

Sipas “The Telegraph”, Johnson ka pretenduar se kur kryeministri izraelit vizitoi departamentin e tij në vitin 2017, ekipi i tij i sigurisë gjeti pajisje përgjuese në tualete, pasi ai kishte dalë prej tij.

Gjatë takimit të tyre në zyrën e tij të vjetër, Johnson thotë se Netanyahu kishte kërkuar të shkonte në tualet. Këtë deklaratë Johnson e ka shkruar në librin e tij, ‘Unleashed’.

 "Unë mendoj se gjithçka që duhet të dini për atë episod është në libër", tha ai.

Nuk është e qartë nëse kryeministri izraelit u mor në pyetje për incidentin. Në afërsisht të njëjtën periudhë të cilës i referohet ish-kryeministri britanik, Izraeli u akuzua për vendosjen e pajisjeve të përgjimit në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Uashingtoni arriti në përfundimin se Izraeli ka gjasa të qëndronte pas vendosjes së pajisjeve të përgjimit të telefonave celularë që u gjetën pranë Shtëpisë së Bardhë dhe vende të tjera.

Ndonëse nuk ka punuar kurrë në Mossad, agjencinë e spiunazhit të Izraelit, Netanyahu thuhet se ka punuar ngushtë me ta.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 03/10/2024 20:55

    Miqesia e tyre eshte e bazuar ne baze te pabesise dhe te intrigave sepse e kane mendjen si tja futin njeri tjetrit kjo eshte “demokracia “ qe kane gatuar perendimoret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?