Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha për vaksinën anti-COVID. Braçe i kthehet Bashës në rrjetet sociale duke i shkruar që t'i kursejë 'lylellëqet' ditën e parë të vitit.
"Ora 14.10, u zgjua! Po pse nuk na i kursen LYLELLEQET qe diten e pare te vitit?! Deri dje thoshte: S'kanë leke për vaksinën, nuk u jep njeri vaksinë, dështuan, ju kërkova shoqeve të PD të na japin vaksinën! Tani thotë se vaksinë është ardhja e tij në pushtet! Ju shëron ky", shkruan Braçe.
Lajmi kryesor:
Vaksinat COVID/ Basha: Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! I kthehet Endri Fuga: Ti edhe kur punon fle, vendet në rajon s'kanë siguruar asgjë
K.T./ReportTv.al