Politikë

Berisha u përul para Greqisë, Kocaqi në 'Frontline': Kërkon mbështetjen e Athinës që të vijë në pushtet, të distancohet nga Beleri

25 Shkurt, 19:27| Përditesimi: 25 Shkurt, 20:03

  • Share

Kreu i PD Sali Berisha në mitungun në Athinë, të dielën (23 shkurt) u shfaq i gjunjëzuar para Greqisë me premtimet për biznese, e për të rivendosur marrëveshjen e detit me Greqinë të vitit 2009, e cila është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Deklarata e Berishës lidhur me marrëveshjen e detit, i cili tha se nëse do të vijë në pushtet, do bëjë sërish një marrëveshje të tillë, për drejtuesen e Aleancës Kombëtare Shqiptare, historianien Elena Kocaqi, bëhet pasi kërkon mbështetje nga Athina për të ardhur në pushtet.

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Frontline”, në Report Tv me Marsela Karapançon, ajo u shpreh se Berisha duhet që të distancohet nga Greqia dhe nga Fredi Beleri.

‘Rama me kërkon që të fitoj pikë në publik, kurse deklaratat e Berishës humbin pikë. Marrëveshja që u hodh poshtë për detin u hodh poshtë nga GJK dhe nuk mund të diskutohet më. Për këtë gjë nëse Berisha thotë se ka ndikuar Rama, ka bërë mirë sepse ajo marrëveshje zapton detin e vendit. Greqia do të zhvas hapësira detare nga ne. Greqia do të vendos një kufi të ri. Kufiri ka qenë pse duhet që të rivendoset. Këto janë premtime të Berishës që ta mbështesin grekët që të vijë në pushtet në Shqipëri. Nëse investohet një fqinjë për të sjell ty në pushtet është një gjë negative për vendin.

Atë në pushtet se sjell vota e grekut. Nëse e sjellin fuqitë e huaja në pushtet nuk je për Shqipërinë. Këtu s’ka njeri që të vërë një kufi. Në botë nuk lëshohet territori. Këtë Shqipëri ne e kemi nga fuqitë e huaja se të ishte për politikanët tanë nuk do ekzistonim fare. Unë nuk besoj se Rama po kërkon ndonjë mbështetje të Greqisë për të marr pushtet. Berisha shoqërohet me grupe që duan që të shbëjnë integritetin territorial. Berisha akoma se ka kuptuar se rasti Beleri e djeg në Shqipëri, e mira e tij është distancimi nga Beleri dhe Greqia’, tha ajo.  

 Teksa iu referua deklaratës së Berishës se do ta shkrijë SPAK-un nëse vjen në pushtet, ajo tha se lëvizja e saj është kundër kësaj.

‘Drejtësia nuk ka punë as me kryeministrin as me presidentin dhe as me parlamentin. Ne mbështesim SPAK, nuk pranojmë që SPAK të shpërbëhet si thotë Berisha. Nëse SPAK bënë detyrën është në rregull. Nëse dikush të denoncon merr arrest me burg dhe kjo s’është normale vetëm këtu ndodh. Duhet ndarë që vjedhja e shtetit është tjetër gjë nga vjedhja e një individi. Ne jemi për reformim të kodit penal, sepse s’mund të lësh në burg 3 vite një person që ka vjedhur një pulë dhe lihet një politikan në arrest shtëpie’, tha ajo.

E pyetur lidhur me programin e partisë së saj, ajo u shpreh se fokusi është tek mbështetja ndaj pensionistëve dhe tek sektorët primar siç është bujqësia.

‘Ne fokusomi tek mirëqënia e njerëzve, më mirë lëmë një gjë mangut se me lënë pa bukë pensionistët. Pensionet edhe 400 euro mesatarja është ulët në raport  me çmimet që janë këtu. Që të ngresh mirëqënin duhet të fokusohesh tek mbledhja e taksave dhe tatimeve. Ne duhet të fokusohemi tek mirëqënia jo t’ja japim atë bonus atyre se janë zgjedhjet. Tatimet duhet të mblidhen, tek sektorët primar që është bujqësia duhet mbështetje’, tha ajo.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket vendimi i qeverisë për të mbyllur me një vit Tik Tok?