Këngëtarja Jennifer Lopez gjatë performancës së MTV VMA 2018

VIP & Spektakël

Deklarata e dashurisë së Jennifer Lopez para gjithë botës, i dashuri fshin lotët (Video)

21 Gusht 2018, 15:42| Përditesimi: 21 Gusht 2018, 15:50

  • Share

Jennifer Lopez ishte një nga këngëtaret e cila e ndezi skenën madhështore me deklaratën e saj. Këngëtarja botërore i ka lënë të gjithë gojëhapur teksa ka bërë një deklaratë të fortë dashurie për sportistin Alex Rodriguez. Ky i fundit nuk u rezistoi dot fjalëve të ëmbla të partneres dhe shihej gjatë gjithë kohës duke fshirë lotët.

“Ti je pothuajse si shpirti im binjak. Ne jemi pasqyrimet e njëri-tjetrit. Jeta ime është më e bukur dhe më e ëmbël kur ti je në të,”-  u shpreh ajo para një bote të tërë, teksa performonte në MTV Video Music Awards 2018.

“Dua thjesht dikë që të më shohë ashtu siç Alex sheh Jennifer-in gjatë performancës së saj,”- shkruante dikush në Twitter.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?