Serbët, këtë shekull, duhet të formojnë një shtet të vetëm pjesë e të cilit të jetë edhe Kosova e Mali i Zi, deklaroi kreu i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, duke ngjallur edhe reagimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Duke e cilësuar deklaratën si të rrezikshme, kryeministri Edi Rama, shkruan në një postim ne rrjetin social ‘X’, se është i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët e BE-së e shpreson që shumë shpejt kjo heshtje të shuhet.
‘Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!’- shkruan Rama.
Kreu i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, deklaroi pak ditë më parë se në këtë shekull duam një shtet të vetëm të përbërë nga Republika Srpska, Serbia, Kosova dhe nëse një vendim i tillë është demokratik, edhe Mali i Zi.
“Jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të krijohet një konfigurim i ri i botës, dhe serbët nuk duhet të zihen në befasi. Por tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm të përbërë nga Republika Srpska, Serbia, Kosova dhe nëse një vendim i tillë është demokratik, edhe Mali i Zi”, u shpreh Dodik.
Mali i Zi doti dorezohet vullnetarisht vellaut Serb por me Kosoven dote ndodhe e njejta si me Gazen sot derisa te shperngulen Shqipetaret,kurse Rama jeton akoma ne endra se vellau i ti Vucici eshte bure i ndershem dhe mbeshtetet edhe tek BE ose Perendimi cka i intereson Perendimit Shqiptaria kur neve ne tere boten na trajtojne si Kriminela trafikante te drogave pra Serbia e madhe dote krijohet me ndihmen e Perendimit pse BE nuk pranon popullsi Muslimane.
PërgjigjuTani na doli në sipërfaqe e tërë filozofia dredharake, mashtruese e Edi Ramës! Edi Rama bëhet sikur i befasuar, i mërzitur se si të thot dodik diçka të tillë? Por kujdes, kjo është kurthë nga Edi Rama sepse ky e di, plan i përbashkët është ky dhe kjo është marrëveshje se cili duhet ta thot tash në publik! Edi Rama nuk ka pretendime për Kosovën, duke thënë tokë e askujt. Kur ke marrveshje me shkjaun, ai e merr Malin e zi sepse mjaftë ke kontribuar duke lartësuar Abazoviqin, duke lartësuar Ali Ahmetin, shqiprim Arifin dhe Thaqin me krejt opoziten dhe dalin haptazi me opsione: Ballkani i hapur jo por Serbi e madhe dhe a dini çka..... merreni Kosoven se ne nga Shqipëria jemi modern, ne vritemi ndër veti për 1000 lek apo për 2 dylym tokë por 11000 km katrorë.....ska gjë, ju lutemi shkja i nderuar!
PërgjigjuMbete duke u befasuar o derebardhe. Ne ketyre u kemi hapur kufijte. Ky tipi mund te vije pa vize ne Shqiperi, te hape nje biznes, edhe te shese produkte te prodhuara ne Rep. Serbska. Pastaj me ato para te bleje armatimet qe i duhen per planin shekullor.
PërgjigjuBeger tradhtari sikur nuk du gjë, i huaj mjerani
Përgjigju