Deklarata e fortë e Meridianit për romancën Betarix-Dondald: Do ndahen 30 ditë pas daljes, ai është aktor

11 Janar 2022, 00:40| Përditesimi: 11 Janar 2022, 00:45

  • Share

Ish banori i shtëpisë së 'Big Brother', Meridian Ramçaj ka folur rreth eksperiencës së tij në shtëpi si dhe për përshtyjet që i kishin lënë konkurrentët. I ftuar në ‘Big Brother VIP Fan Club’, ku foli për herë të parë pas eliminimit, përpos të tjerave vëmëndje mori deklarata e tij për marrëdhënien e dyshes më të përfolur, Donaldit me Beatrix.

Sipas tij, këngëtarja e njohur është viktima e kësaj situate pasi është përfshirë shumë në këtë marrëdhënie. Kjo deklaratë qëndron ndryshe nga opinion publik ku viktimë të situatës romatike të trekendëshit sheh moderatoren, Bora Zemani. Ish konkurrenti shtoi se me një vështrim nga jashtë çifti nuk do rezistojë më shumë se 30 ditë pas daljes nga shtëpia. Gjithashtu një tjetër pikë e fortë e deklaratës së Meridianit është akuza për Donaldin se nuk luan me ‘shpirt e me zemër’ por aktron.

‘Nëse ka një njeri të përfshirë aty brenda dhe që po dëmtohet nga kjo anë sentimentale, është Trixa. Është shumë e dhënë, shumë e lidhur. Ditën e tretë kam hyrë në dhomën e rrëfimit dhe kam thënë kur të dalë Semi nga shtëpia romanca e tyre do lulëzojë. Ditën e parë që ka dalë Semi, ditën e dytë ata kanë lulëzuar. Unë e shikoj nga jashtë, sa zgjat një muaj mjalti? Mbas ‘muajit të mjaltit’ do flasim prapë.’, u shpreh Meridiani.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • albania: 11/01/2022 14:31

    Meridiani eshte nje Njeri qe i fillon emri me Nj te madhe. Mendoja qe ishin zhdukur njerezit si Meridiani e qe speciet si Ai nuk ekzistonin me, por natyra dhe ZOTI I MADH nuk i len ne balte krijesat qe me aq mund i ka krijuar dhe gjithsesi i ruan nga shkaterrimi dhe zhdukja totale. Megjithate, Njerezit e Vertete jene gjithmone pak ose shume pak dhe vazhdimisht nen friken e asgjesimit moral e fizik. Bota sot eshte e mbushur me njerez te vegjel dhe mytebere e fallco te tipit 'donald' dhe te tjere si ai. Diogjeni i shkrete, do te kishte shume pune sot duke kerkuar me fenerin e tij 'Njeriun'...

    Përgjigju
  • Era: 11/01/2022 11:30

    Meridiani e ka treguar veten nje qytetar te formuar me se miri. Lum familja qe e ka!

    Përgjigju
  • Shkodrani: 11/01/2022 09:35

    Meridiani ishte nder lojtaret me te mire aty brenda dhe gjynah qe doli. Mesa duket njerezit duan me teper fallcitetet sesa sinqeritetin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?