Presidenti turk, Erdogan

Bota

Deklarata e fortë e ministrit grek: Erdogan, totalisht i çmendur!

3 Prill 2018, 15:49| Përditesimi: 3 Prill 2018, 15:51

  • Share

‘Erdogan është totalisht i çmendur’! Kështu ka deklaruar ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, teksa ka komentuar përplasjet e fundit mes Athinës dhe Ankarasë. Sipas tij, arrestimi i dy ushtarakëve grekë pak metra brenda kufirit turk ishte i planifikuar nga Ankaraja për t’u përdorur më pas politikisht.

Duke shënjestruar direkt Presidentin e Turëisë, Erdogan, ministri grek është shprehur se në shtetin turk drejtësia funksionon me urdhër të sulltanit, ndaj dhe paraburgimi i ushtarakëve mund të shkojë deri në 15 vite.

I pyetur nëse Athina ka ura komunikimi për këtë çështje me Ankaranë, ai është përgjigjur: “Çfarë ura komunikimi? Këtu po flasim për Erdoganin që del e shan publikisht SHBA, Netanjahun. Po flasim për një njeri që është çmendur krejtësisht. Si të komunikosh me të?”

Ai ka deklaruar se Greqia është serioze në pozicionin e saj, duke paralajmëruar fqinjët se nëse shkelet sovraniteti territorial i saj do të përgjigjet ashtu siç duhet. “Nuk do të biem pre e provokimeve për të luajtur një lojë tensionesh”, është shprehur Kammenos.

Komento

Komente

  • Petraqi: 03/04/2018 19:16

    Trampi Putini Erdogani dhe Kim Jongu po i vene zjarrin globit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?