Një ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, ish-ministrja e Jashtme e Kroacisë dhe profesoresha në Fakultetin Filozofik në Zagreb, Vesna Pusiç, paralajmëroi se fitorja e Jakov Milatoviqit mund të ketë pasoja dramatike për malazezët.
“Partitë politike dhe personi që fitoi zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi nuk janë të vendosur të mbrojnë pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit. Po ashtu, shtrohet pyetja nëse ata janë të interesuar për vazhdimin e orientimit evropian të vendit dhe anëtarësimit të tij në aleancën perëndimore – thotë Vesna Pusiq për Pobjeda.”- tha ajo.
Ish kryediplomatja pati dhe një koment disi të pazakontë për Malin e Zi ku sipas saj po përdoret çdo ditë e më shumë po shihet si njëfarë kompensimi ndaj Serbisë për humbjen përfundimtare të Kosovës.
“Dhe ata, sidomos në fazën e fundit, luajtën një rol negativ. Jo gjithmonë - le të kujtojmë hyrjen në NATO... Çfarë po bëjnë sot? Kam frikë të projektoj disa skenarë shumë të këqij, në kuptimin që Mali i Zi shihet si një lloj kompensimi ndaj Serbisë për Kosovën. Sigurisht, ka një interpretim tjetër, më pak apokaliptik, që është se Perëndimi nuk e kupton problemin themelor malazez.”- u shpreh ajo.
Ajo vëren se, për fat të keq, ky orientim politik ishte i dukshëm që në deklaratat dhe veprimet e para të presidentit të sapozgjedhur.
- Mali i Zi kaloi nëpër procedura dhe situata të komplikuara për të qenë në gjendje të mbrojë sot sovranitetin dhe pavarësinë e tij. Mos harroni, në të njëjtën kohë, se marrëdhënia mes qeverisë dhe opozitës ka qenë gjithmonë problematike – thekson Pusić.
Nga ana tjetër, theksoi Pusiç, sado që mundohet ta mohojë Beogradi zyrtar, Kosova në thelb është shtet i pavarur dhe ndonëse me shumë vështirësi, do të qëndrojë në këmbë dhe do të mbijetojë si shtet i pavarur dhe sovran.
“Ata [Perëndimi], sidomos në fazën e fundit, luajtën një rol negativ. Jo gjithmonë – le të kujtojmë hyrjen në NATO. Çfarë po bëjnë sot? Kam frikë se po projektohen disa skenarë shumë të këqinjë, në kuptimin që Mali i Zi shihet si një lloj kompensimi ndaj Serbisë për Kosovën”, tha Pusiç.
Pusiç në këtë intervistë ka folur edhe për planin e Perëndimit dhe Ballkanin e Hapur tw cilwn e ka cilwsuar si njw nismw efektive.
“Nuk e shoh se çfarë do të ndahet saktësisht. Mirëpo, nëse tashmë është hapur tema e ndarjes së Ballkanit në tre sfera të ndikimit, atëherë kjo pa dyshim realizohet më shpejt dhe më efektivisht përmes nismës ‘Ballkani i Hapur'”, shtoi Pesiç.