Deklarata e sekretares së re të PD për ish-të Përndjekurit Politik, Jonila Godole, që kërkoi distancimin e partisë nga Sali Berisha, shkaktoi 'furtunë' tek të djathtët.
Jo pak habi shkaktoi publikimi i kësaj thirrje nga vetë mediat e PD, si Rilindja Demokratike, Organi zyrtar i Partisë Demokratike apo portali i familjes Berisha. E duket se kjo situatë ka 'detyruar' kreun e grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj që të japë urdhrin e tij të parë në këtë detyrë.
'Report TV' ka siguruar një mesazh që ai i ka dërguar drejtuesve të rinj, duke i ndaluar të dalin në intervista mediatike, apo të japin qëndrime për çështje të caktuar, pa u koordinuar më parë me linjën politike të partisë.
"Mirmbrëma të gjithëve! Duke ju uruar shumë suksese në detyrën e rëndësishme që ju është besuar, kërkoj mirëkuptimin tuaj për të mos konfirmuar asnjë dalje mediatike pa koordinuar më parë mesazhin politik për temat që diskutohen. Gjithashtu çdo dalje mediatike për çështje politike duhet të realizohet me një njoftim paraprak të Zyrës së Shtypit të PD. Ju falënderoj për mirëkuptimin! Gjithë të mirat, Alfred Rushaj", thuhet në mesazhin dërguar drejtuesve të rinj.
Lajmi kryesor: