Pas deklaratës së bërë nga FRPD në Korçë ka reaguar edhe Bashkia e Korçës. Në deklaratën e saj të bërë nga zëdhënësja Larisa Katundi, bashkia thotë se PD ka legjitimuar dhunën e ushtruar në protestë.
Sipas bashkisë Korçë protesta është një e drejtë në demokraci por të protestosh nuk do të thotë të djegësh, të thyesh apo të dëmtosh institucionet publike. Sipas saj, dhuna e ushtruar ditën e djeshme në Korçë mbushi lajmet dhe kronikat që paraqitën dhunën përpara bashkisë. Nuk është hera e parë që duke shfrytëzuar dhimbjen e njerëzve, sipas Bashkisë, PD kërkon të fitojë pikë për të marrë pushtetin e dëshiruar prej saj.
"Bashkia Korçë i bashkohet dhimbjes së familjes Rasha për humbjen e Klodjanit duke besuar se drejtësia do të thotë shpejt fjalën e saj. Protesta është një e drejtë në demokraci por të protestosh nuk do të thotë të djegësh, të thyesh apo të dëmtosh institucionet publike. Protesta paqësore u zhvilluan në shumë qytete të Shqipërisë por dhuna e ushtruar ditën e djeshme në Korçë nuk duhet të ishte qyteti që mbushi lajmet dhe kronikat që paraqitën dhunën përpara bashkisë. Me deklaratën e sotme, dega e PD-së në Korçë legjitimoi aktet e dhunshme të një grushti njerëzish të cilët dje pasdite kanë përdhosur imazhin e Korçës.
Nuk është hera e parë që duke shfrytëzuar dhimbjen e njerëzve, PD kërkon të fitojë pikë për të marrë pushtetin e dëshiruar prej saj. Ata që nuk kanë ndërtuar asgjë në këtë qytet por vetëm kanë shkelur dhe shkatërruar dalin sot në deklarata dhe duartrokasin aktin e turpshëm të një grushti njerëzish që nuk kanë asnjë lidhje me kulturën e korçarëve. Ky qëndrim është në minorancë dhe nuk përfaqëson qëndrimin e Korçës", tha zëdhënësja Larisa Katundi.
Lajmi kryesor: