Politikë

Deklarata e Ramës në Forumin Ekonomik, Basha: Po fuqizohen bizneset e tij personal dhe të oligarkëve

30 Janar 2020, 11:46| Përditesimi: 30 Janar 2020, 11:47

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duke iu përgjigjur kryeministrit Rama pas deklaratave të këtij të fundit në Forumin Ekonomik të Tiranës është shprehur se i vetmi biznes që është fuqizuar janë ato të personave të inkriminuar dhe oligarkëve.

Përmes  një postimi në Twitter Basha shprehet se të gjitha bizneset e tjera që janë në vend po goditen nga qeverisja e kryeministrit Rama.

“Edi Rama ka fuqizuar vetëm një biznes në Shqipëri. Biznesin e tij personal me të inkriminuar dhe oligarkë. Çdo biznes tjetër në Shqipëri është nëpërkëmbur dhe goditur nga qeverisja e Edi Ramës në shërbim ndaj oligarkëve të tij.”, shkruan Basha.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?