Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës po lobojnë në Shtetet e Bashkuara që ta vendosin çështjen e komunave në jug të Serbisë, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në agjendën e OKB.
Në kuadër të kësaj nisme, i ftuar në 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj, Kryetari i Komunës së Preshevës Shqipërim Arifi nga Presheva e Serbisë, ka komentuar mbi këtë çështje si dhe për ndikimin e Open Balkan në Kosovë e më gjerë.
Pyetje: Si e keni pritur dhe çfarë do të thotë për shqiptarët e Luginës betimin e dytë të Vuçiç si President?
"Nuk do të thotë asgjë. Në Serbi nuk ka dallim në spektrin politik në lidhje me Shqipërinë. Nuk ka dallim pozita nga opozita. Pres që BE kësaj radhe sidomos pas luftës në Ukrainë dhe presioni që po i bëhet Serbisë për të ndjekur rrugën evropiane në mënyrë të sinqertë. Shpresoj që do të kemi një president i cili reagon ndryshe ndaj shqiptarëve. edhe pse unë nuk kam shumë besim", tha Arifi.
Duke folur rreth qëndrimeve serbe përballë presionit të ndërkombëtarëve Arifi u shpreh në Report Tv se Serbia nga mentaliteti të pansllavizmit dhe vijon të ndjekë të njëjtën politikë e ide. Një politikë kjo që ndikon te shqiptarët e Preshevës të cilët sipas tij janë ndër më të shkelurit.
"Duhet theksuar se, Serbia e ka një mentalitet të pansllavizmit dhe këtë politikë nuk e ka ndërprerë. dhe këtë projekt, ide që implementojnë edhe ndaj shqiptarëve të Preshevës, të cilët janë minoriteti më i shkelur në të gjithë rajonin. Jemi diskriminuar prej gati tri dekadash në mënyrë sistematike. "- tha Arifi ndër të tjera.
Sa i përket 'zgjidhjes së kësaj problematike që Arifi shtroi në 'Studio Live' ai ja la Bashkimit Evropian.
"Është momenti për ta thënë që BE të ndërhyjë, në mënyrë direkte dhe konkrete dhe këtë unë e besoj"- u shpreh Kryetari i Komunës së Preshevës në Report Tv.