Del VIDEO, si Berisha merr autorësinë e 'Gërdecit': Mediu zbatoi me përpikëri porositë e mia! Tani bën ‘prapa kthehu’ pasi ish ministri po shkon drejt burgut

28 Janar 2023, 15:32| Përditesimi: 28 Janar 2023, 15:56

  • Share

TIRANË- Pas rreth 1 vit hetime, SPAK ka marrë të pandehur ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun, për rolin e tij në tragjedinë e Gërdecit. Këto ditë, SPAK do të referojë në Gjykatën e Posaçme dosjen penale në ngarkim të Fatmir Mediut, i cili akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë, sipas Kodi Penal dhe Kodit Penal Ushtarak. Fillimisht dosja do të verifikohet nga gjyqtari paraprak, i cili vendos për kalimin e dosjes për gjykim, pushimin e çështjes ose kthimin e dosjes për hetime të mëtejshme. Nëse dosja kalon për gjykim, Fatmir Mediu rrezikon të dënohet, por nuk përjashtohet as mundësia që të shpalljet i pafajshëm. Si do që të jetë vendimi i Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë, palët ka gjasa që t’i drejtohen Apelit. Do të jetë Gjykata e Apelit ajo që do të vendosë në mënyrë të prerë, nëse Fatmir Mediu do të shkojë në burg apo do të dalë i pafajshëm.

Në 12 mars 2009, një vit pas tragjedisë së Gërdecit, produkt i korrupsionit shtetëror, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të guximshme dhe me natyrë inkriminuese, në përpjekje për të mbrojtur në atë kohë Mediun dhe ushtruar presion ndaj Prokurorisë së Përgjithshme. Në një emision televiziv, Berisha ka deklaruar se Fatmir Mediu ka zbatuar me përpikmëri vetëm porositë e tij si kryeministër në procesin e ngritjes së fabrikës së vdekjes në Gërdec. Me këtë deklaratë Berisha shfajësonte Mediun, duke veshur me përgjegjësi veten. 

“Si mund të akuzohet ministri që ka gënjyer qeverinë? Ja ku është kryeministri. Ministri ka zbatuar me përpikmëri absolute detyrën e ngarkuar nga kryeministri. Unë i kam ngarkuar atij detyrën me rigorozitetin më absolut dhe ai ka zbatuar vetëm porositë e Këshillit të Ministrave. Nga del akuza që ka gënjyer qeverinë? Del si ajo akuzë që thotë se e ka shmangur ushtrinë. Gënjen publikisht shqiptarët. Gënjeshtra do t’i kthehet atij që e prodhon”, deklaron Berisha, duke fajësuar për Gërdecin vetëm ushtrinë. 

Në atë kohë Berisha ishte në pushtet dhe prokuroria ishte e pafuqishme për të shtrirë hetimet përtej Fatmir Mediun, të cilin Berisha nuk e lëshonte, për shkak se Mediu, siç u zbulua më pas, kishte zbatuar në fakt porositë e Shkëlzen Berishës, i cili shfaqet si pronar në hije i biznesit në Gërdec. Deklarata inkriminuese e Berishës është e vërtetë, pasi Mediu praktikisht kishte zbatuar porositë e Shkëlzenit, i cili përdorte si fuqi pushtetin e babait kryeministër, Sali Berishës. 

Sali Berisha e bëri këtë deklaratë edhe në kushtet kur kishte siguri se nuk mund të ndëshkohej nga drejtësia, pasi kishte kapur Gjykatën e Lartë. Edhe nëse Prokuroria e Përgjithshme nuk po hetonte sipas interesave të tij, Berisha kishte nën komandë Gjykatën e Lartë, e cila në 14 shtator 2009, shpëtoi Fatmir Mediun pa e kaluar fare dosjen për gjykim. 

14 vite më pas, Sali Berisha jo vetëm është tërhequr nga ky qëndrim, por në mbrojte po merr vetëm djalin e tij, Shkëlzenin, i cili doli nervoz nga dera e SPAK-ut tre ditë më parë. Duke mos pasur pushtetin që kishte në 2009 mbi drejtësisë, Berisha sot po demostron shenja për lëshimin e Fatmir Mediut, me shpresë se do të shpëtojë veten dhe të birin. 

Por a do pranojë Fatmir Mediu burgun e mundshëm, kur në fakt ka qenë vetëm zbatues i skemës së korrupsionit të Sali dhe Shkëlzen Berishës? A do të flasë më në fund Mediu apo do të respektojë kodin e heshtjes? Gjasat janë që Mediu të luftojë për pafajësi deri në fund, ndërsa nuk dihet nëse SPAK do të marrë në pyetje Sali Berishën.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Viva la verità: 29/01/2023 01:23

    E hongri edhe Mediu me shokè, kėta pêrveç burgut duhen futur edhe ne Guiness per krimet qe kan ber.

    Përgjigju
  • I verteti: 29/01/2023 00:37

    Jane 26 jete qe presin nga lart pergjigje dhe enden ne lartesi me shpresen te mesojne arsyen e vertete, psene e madhe te qenies se tyre pertej kesaj bote. Kushdo qe ka gisht, dikur do shkoje tek ata engjej dhe perpara Atit te shenjte nuk ka genjeshtra. Mbase u hyjne ne pune leket dhe atje, por nuk di deri me sot qe zoti te jete korruptuar. Drejtesia vonon, por kuuurre nuk harron. Gjith te mirat te gjitheve

    Përgjigju
  • A. N.: 28/01/2023 21:08

    Po ku ka politikan qe thote te njejtat gjera pas nje harku kohor prej 4-5 vitesh.

    Përgjigju
  • Kopetenti: 28/01/2023 20:54

    Është çudi e madhe që gjithë krimet Saliu i deklaron tek Fevzo, shërbëtori besnik i Saliut. Saliu dihet që ka bërë krime por jo më i pafajshëm është Fevzo që para krimeve të Saliut jargavitet fare. Për turpin e tyre të ashtuquajturit gazetarë rrinë duke shikuar idhullin e tyre në deklaratën për krimin që ka bërë duke u marrë jetën 26 qytetarëve të pafajshëm.

    Përgjigju
  • Shoku: 28/01/2023 19:08

    Sigurisht Shijaku ,do të sqarohet edhe çeshtje PERSONIT TË FBI ,ku Sala me spuren e tij do zi HIQEN dhëmbe e dhëmballë.

    Përgjigju
  • Shijak: 28/01/2023 18:30

    Sme interesojn shum ngjarjet e vjetra po duam te dim se cfr ka neodh me ngjarjen e fundit ate te FBI

    Përgjigju
    • A...Zh: 29/01/2023 11:17

      Shijak, te gjitha mund te rregullohen, por te vraret nuk kthehen me vella.

  • spak, usa: 28/01/2023 13:15

    fundi i hajduterve e maskarenjeve po vjen dhe ne si popull le ti japim doren e fundit ketyre mostrave shekullore qe minuan demokracine dhe shkatrruan e vodhen shqiperine e popullin shqiptare per 30 vite me radhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?