Diego Armando Maradona, legjenda e futbollit argjentinas

Sport

Deklarata tronditëse e Maradonës: Kolumbia është vjedhur, FIFA e ‘pushtuar’ nga korrupsioni dhe hajdutët

4 Korrik 2018, 14:34| Përditesimi: 4 Korrik 2018, 14:40

  • Share

Kolumbia i ka dhënë fund rrugëtimit në këtë Botëror pasi humbi ndaj Anglisë. Humbja e kolumbianëve nuk ka mërzitur vetëm tifozët e thjeshtë por edhe legjendën e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona. Ai ka sulmuar arbitrin amerikan, Geiger, dhe e ka quajtur atë hajdut pasi sipas Maradonës penalltia e akorduar ndaj Anglisë nuk ishte e saktë. Diego shprehet se Kane shkaktoi faull dhe arbitri nuk e pa VAR-in.

Kolumbia është vjedhur. Arbitri Geiger, i cili është amerikan, mund të njohë rregullat e bejsbollit, por jo ato të futbollit. Ai është hajdut, sepse faullin e ka bërë Kejn, ndërsa ai i dha penallti kundër Kolumbisë, që humbi pa pasur asnjë faj. Pse nuk kërkoi ndërhyrjen e VAR-it? Duhet t’i kërkojë ndjesë popullit kolumbian. Arbitrat i zgjedh Kolina, i emëruar nga Infantino, i cili duhej ta pastronte FIFA-n nga korrupsioni dhe hajdutët, por në këtë ndeshje pamë të kundërtën. FIFA është ende ajo e vjetra, që trukon ndeshjet.

Diego Armando Maradona

Komento

Komente

  • Kafsha: 04/07/2018 16:32

    Ky ka qënë futbollisti më i mirë I të gjithë kohërave por nga mendja qënka rro**ë...harroi golin e tij me dorë? Pse nuk nuk del ta pohojë por ka thënë që ishte “dora e Perëndisë?” Yyyyyyyt gël bazë narkomane!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?