Deklaratat dhe veprimet ndaj arbitrave, Disiplina dënon ashpër presidentin dhe një futbollist të Bylisit

5 Shkurt 2020, 18:43| Përditesimi: 5 Shkurt 2020, 18:48

  • Share

Komisioni i Disiplinës ka publikuar sot vendimet e mara për shkeljet e konstatuara në të gjithë kategoritë e futbollit në vend. Bie në sy se presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj për reagimet dhe deklarata e tij ndaj arbitrave në ndeshjen me Vllazninë është pezulluar me dy ndeshje. Gjithashtu po për të njëjtën arsye futbollisti i Bylisit, Jurgen Goxhaj, është pezulluar me tetë ndeshje nga Superliga.

Kosioni në vendimet e tij detyron klubin e Tiranës të dëshmpërblejë dëmet e shkaktuar nga tifozët në stadiumin  Air Albania në ndeshjen me Teutën. Sakaq klubi i Bylisit ka marrë edhe një gjobë për sjellje të gabuar të tifozërisë.

Vendimet e Disiplines 

1. KF Tirana detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara brenda 15-ditesh në stadiumin “AIR Albania” nga spektatoret përkatës sipas akt konstatimit të personave përgjegjës ne stadium.

2. KF Bylis per sjellje te gabuar te spektatoreve ne baze te Nenit 65/3/c dhe 65/4/a te KDS dënohet me gjobe ne masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë.

3. Zyrtari i KF Bylis Besnik Kapllanaj sjellje ofenduese dhe jo-Fair Play ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1) të KDS dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.

4. Lojtari i KF Bylis Jurgen Goxhaj per sjellje te gabuar ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te Nenit 48/4 te KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Zyrtari i KF Flamurtari Dritan Resuli në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

6. KF Egnatia në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

7. KF Devolli per sjellje te gabuar te spektatoreve ne baze te Nenit 65/3/c dhe 65/4/b te KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatore.

8. Lojtari i KF Turbina Hektor Mali per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/d dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

9. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të Akademia AAS, Haris Lika, konvertimin e dënimit me gjobë për pjesën e mbetur të dënimit.

10. Rrezimin e Kërkesës së KF Klosi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?