Deklaratat e Arjan Ndojës, Berisha kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor: Mos fshihet Rama mbrapa atentatit të ish-prokurorit?

9 Maj 2022, 20:45| Përditesimi: 9 Maj 2022, 21:12

  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për deklaratat e prokurorit Arjan Ndoj i cili thotë se ka regjistruar Ramën duke folur me banditë.

“A ka qenë Rama mbrapa atentatit?”, kjo ka qenë pyetja që ka drejtuar Berisha në parlament duke thënë se duhet patjetër të hetohet.

Kërkoj një komision hetimor parlamentar për prokurorin Arjan Ndoj i cili thotë se e ka të regjistruar kryeministrin duke biseduar me banda dhe banditë. Mbi Ajran Ndojën u shkrepën bateri kallashnikovi. Në të njëjtën kohë Rama lëshonte breshëri mbi atë. A ka qenë Rama mbrapa atentatit? Duhet të hetohet! S’e mbron dot Ramën nga këto. Telefoni i famshëm BQ është në analizë, po analizohen zërat. Po zbardhen mesazhet e tyre."m tha ai.


Lajmi kryesor:

Vetëvrasja e Ilvi Metës, Duma në Kuvend i kërkon ministrit dorëheqjen! Çuçi: Gjithçka e filmuar! Spiropali-Berishës: Përqesh SPAK se s'i dëgjon ulërimat e të vrarëve të tu


J.GJ.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?