Edvin Kulluri duke folur në 'Studio Live' për protestën e dhunshme të PD-së komentoi edhe deklaratën e eksponentit të rëndësishëm të CDU gjermane, Gunther Krichbaum. Ky i fundit u shpreh se Berisha me akuzat që ka duhej të ishte në burg dhe po nxit dhunë dhe luftë politike me protesta të dhunshme.
'Krichbaum ka qenë një mik shumë i mirë i PD-së. CDU ka qenë partneri kryesor i PD në PPE. Politika me karrierë të gjatë. Me ndikim të Angela Merkel. E njeh shumë mirë Ballkanin. Ka treguar dashamirësi për të djathtën dhe opozitën shqiptare.'
Kulluri shtoi se protesta e dhunshme tregon se kjo opozitë nuk ka mbështetje në numra.
Lajmi kryesor:
Protesta e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve
G.K/E.B/ReportTv.al