Politikë

Deklaratat e Bardhit: Nëse Berisha është kryetar i PD dhe kandidat për kryeministër në 2025, unë largohem nga politika (VIDEO)

2 Janar, 12:04| Përditesimi: 2 Janar, 12:09

  • Share

Në politikën shqiptare kemi dëgjuar shumë deklarata të guximshme, të cilat më pas asnjëherë nuk janë mbajtur. Një prej tyre ka qenë ajo e Gazment Bardhit.

Në kohën kur PD ishte në luftë mes dy grupeve, atij të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, Bardhi ishte një ndër “luftëtarët” më të egër kundër Berishës.

Ai e quante atë “babi i Zenit”. Madje u betua publikisht, se nëse Berisha fitonte betejën brenda PD-së dhe merrte partinë e kandidonte për kryeministër si kryetar i PD-së në zgjedhjet e 2025, ai do të mbyllte karrierën politike.

Ja ku jemi sot, Berisha është kryetar i PD dhe kandidat për kryeministër. Bardhi jo vetëm që nuk e mbylli karrierën politike, por është kthyer në veglën e Sali Berishës, me shpresën se ky i fundit do e kandidojë për deputet.

Por kushedi, ndoshta Berisha ia mbyll vërtet karrierën politike, duke mos e kandiduar! Se vetë Bardhi doli që nuk është nga ata burrat që e mbajnë fjalën./TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ligor Çifliku: 02/01/2025 17:52

    Po ku ka dinjitet Gaz Ziu ( Bardhi ) ky ku pēshtyn lēpin zagar i zgjebosur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?