Meghan Markle dhe princ Harry

Deklaratat e fundit të Harry-t trazojnë pallatin mbretëror: Dua familjen, jo institucionin!

3 Janar 2023, 10:34| Përditesimi: 3 Janar 2023, 10:37

  • Share

Princ Harry kërkon të ketë sërish marrëdhënie me familjen e tij, por pa harruar që bashkëshortja e tij Meghan Markle nuk është ndjerë e qetë në familja mbretërore. Në videot e publikuara ai këmbëngul se gjërat nuk duhej të ishin kështu në familjen e tij, duke theksuar se si Charles dhe Ëilliam nuk ishin të gatshëm të pajtoheshin me largimin e tij nga pallati mbretëror e duke e fajësuar në një lloj forme për prishje imazhi të mbretërisë.

“Do doja që ata të ktheheshin si në fillim, na mendojnë mua dhe bashkëshorten si të këqinj por s’është ashtu”-thotë Harry.

Ndër të tjera, djali më i vogël i mbretit Charles dhe i princeshës së ndjerë Diana, flet edhe për lajmet e rreme, që lidhen me jetën e tij personale, duke theksuar: Dua familje, jo institucion!

Marrëdhënia mes dy vëllezërve nuk ka qenë e mirë dhe secili nga ata ka zgjedhur “rrugë të ndryshme” në jetë, por këto deklarata që ka bërë Harry me qëllim bashkimin familjar, në fakt e kanë përkeqësuar situatën.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?