‘Deklaratat e Richard Grenell ndaj Kurtit janë mesazh i qartë për qytetarët e Kosovës, që SHBA-të nuk duan një kryeministër që nuk bashkëpunon me ta’, kështu është shprehur analistja Afërdita Maliqi.
Në një lidhje skype ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ajo u shpreh se deklaratat e Grenell cilësohen nga mbështetësit e Kurtit sikur janë të njëjta si ato të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.
‘Richard Grenell ka qenë i drejtëpërdrejtë dhe i qartë edhe kur s’ka qenë në pushtet, në drejtim të Kurtit dhe ka thënë se marrëdhëniet janë në pikën zero për shkak të Kurtit. Kurti ka marr kritika edhe nga administrata e Biden. Grenell ka dal në deklaratë duke i treguar qytetarëve se kush është Kurti, ai nuk flet nga vetja e vet, është person më rëndësi. Mbështetësit e Kurtit e kritikojnë Grenellin sikur flet me gjuhën e Vuçiç dhe Edi Ramës. Kurti ka bërë veprime të njëanshme në veri dhe nuk është këshilluar me partnerët që na kanë ndihmuar në shtetbërjen e Kosovës. Mesazhi i Grenell ishte për qytetarët e Kosovës që s’na duhet një kryeministër që nuk bashkëpunon me SHBA. Asnjë shtet nuk mund të zhvillohet nëse s’ka bashkëpunim me Amerikën dhe aq më tepër Kosova’, tha ajo.
Teksa të dielën 9 shkurt në Kosovë mbahen zgjedhjet parlamentare, analistja u shpreh se ka pasur një mbështetje të qytetarve për partitë opozitare.
Sipas saj, më pak pjesmarrje në tubime ka pasur partia e Kurtit e cila sipas saj nuk ka mbushur as sallat.
‘Është një fushatë që është karakterizuar me një përfshirje të madhe të qytetarëve dhe sidomos duke mbështet partitë opozitare. Kemi një përfshirje masive të qytetarëve dhe tubime masive opozitare gjë që s’po i shohim tej partia në pushtet. Ata shpesh e kanë pasur të vështirë që të mbushin sallat. Duket se ka një zhgënjim të qytetarëve sa i takon partisë në pushtet. Kurti ka përdorur një gjuhë bullizuese ndaj partive të tjera dhe ka marr gjobitje disa herë, kurse tek partitë e tjera kanë pasur një gjuhë më të moderuar. Ramush Haradinaj ka qenë më kritik ndaj Kurtit’, tha ai.
Polemikat mes të dyve kanë nisur ditë më parë kur Grenell fillimisht i reagoi Kurtit se deklarata e këtij të fundit për “marrëdhëniet e mira me SHBA-në” janë mashtrim. Richard Grenell më (3 shkurt 2025) u shpreh se qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, po ashtu as gjatë mandatit të Joe Biden.
Kjo është herë e parë që i Dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Kurti në Kosovë, që kur presidenti Donald Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë. Më 22 janar, Grenell reagoi lidhur me ankesën e nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufcës, i cili ishte shprehur se gjatë administratës së ish-presidentit Joe Biden, Kosova ka pësuar disavantazh përballë Serbisë. Grenell replikoi duke thënë se përse partia në pushtet në Prishtinë nuk është ankuar më parë për disavantazhin që administrata Biden i ka shkaktuar vendit, në dialogun me Beogradin.
Komente

Sigurisht moj zonjeza /analiste/, qe Grenelli nuk flet nga vetja e tij, por flet ne emer te milionereve amerikane te cileve me sa duket u ka premtuar nje /riviere kosovare/ investimesh si ajo qe Trump synon ne Palestine.A nuk ishte vet Grenell qe tha se ne Kosove nuk ka shume investime amerikane dhe me sa duket e shikon Kurtin si pengese?! Kurti nuk po kerkohet te digjet politikisht per cic-micet me Serbine,por per miqte milionere te Grenellit qe te ngrene rezorte ne Kosove.Si ka mundesi qe nuk jeni ne gjendje te lexoni mes rreshtave te deklaratave te Grenellit?! Si ka mundesi qe asnje analist apo politikan shqiptar nuk po i kupton qellimet e verteta te tij?!
Përgjigju