Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë janë vetëm 3 ditë larg. Gazetari Valon Arifi foli në lidhje Skype në Report Tv duke treguar se si duket situata atje, teksa opinioni është trazuar nga deklarata e emisarit të SHBA për krizat globale Richard Grenell, se Albin Kurti nuk është një njeri i besueshëm për SHBA-të.
Arifi vë re një ashpërsim të gjuhës së kryeministrit Kurti dhe të mazhorancës ndaj aleatëve të SHBA-së.
'Më arrogante është opozita ndaj pushtetit, në opozitë po ndodh e kundërta, opozita është shumë e qetë, po prezanton programe si do funksionojë Kosova në të ardhmen. Në anën tjetër një arrogancë e ashpër e partisë në pushtet dhe Kurtit. Ndaj partive kundërshtare dhe aleatëve, pas deklaratave të komisionerit Grenell. E ka ashpërsuar gjuhën qeverisë. Ka përdorur gjuhë që nuk duhet të përdoret ndaj një partneri ndërkombëtar. Dje indirekt e sulmonte Grenellin. Ai tha kemi pushkën në kufi, duke pretenduar që nuk kemi frikë askënd', tha Arifi për Nertil Agalliun në 'Sot Live në Shqipëri'.
Për Arifin ka dhe një ‘çmenduri kolektive’ në Kosovë, nga opinioni publik duke kritikuar SHBA-në dhe administratën Trump.
'Një kryeministër i një vendi që nuk do mund të ekzistonte pa SHBA. Mendoj se është në mendësinë e tij të polarizoj shoqërinë. Ai ka filluar të bëjë të njëjtën me faktorin ndërkombëtar, veçanërisht me ata që e kritikojnë, nuk do i bëjë mirë Kosovës. Edhe analistë po i bëjnë kritika në media administratës Trump. Ditët e para të inaugurimit po zbaton premtime që i ka dhënë elektoratit amerikan. Çmenduri kolektive kur shoh qytetarët e Kosovës duke kritikuar SHBA-të.'
Arifi shton më tej se Kurti i ka prishur marrëdhëniet edhe me presidenten Osmani, pas komunikimit të kësaj të fundit me aleatët perëndimorë.
'Mendoj se Kurti mendoi, do pretendojë të zbusë marrëdhëniet me administratën Trump, përgjigja e djalit të Trump, ajo që po shihet kemi përgjigje drejtpërdrejtë. Në fushatat, Kurti thekson se ka marrëdhënie të mira me Amerikën. Nëse Kurti vazhdon kështu do ketë dhe reagime të tjera nga SHBA, se Kurti ka marrëdhënie me Trump. Në mandatin e parë të Trump ishte i ashpër ndaj kësaj administrate. Presidentja Osmani ka prishur marrëdhëniet me ish kolegët e saj që kanë shkuar me Kurtin. Marrëdhëniet me Kurtin ka muaj që janë prishur. Zonja Osmani marrëdhëniet me Kurtin i ka prishur pas komunikimit drejtpërdrejtë me aleatët perëndimorë.'
Komente

Po pse o Valon cfare eshte Amerika,lule /mos me prek/ qe nuk mund te kritikohet?! Nuk dalloni dot midis kritikave te shendetshme qe Amerika i ben Kurtit dhe atyre per interes te ngushte me qellim perfitimi qe ben Grenelli?!
PërgjigjuA ju o kosovar te mjer, ju kafshe dykembshe, jua ben mire shkjau
Përgjigju