TIRANË - Ekspertët e çështjeve ndërkombëtare Lutfi Bilalli dhe Geron Kamberi diskutuan në ‘Studio Live’ lidhur me deklaratat e forta të Richard Grenell ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Bilalli theksoi se këto deklarata janë një sinjal i rëndë për Kosovën, duke shtuar se SHBA ka dalluar miqësinë me Kosovën nga ajo me qeverinë që udhëheq. Ai u shpreh se Kosova duhet të ketë kujdes në fjalor dhe veprime, pasi çdo përpjekje për të krijuar armiqësi me forcat ndërkombëtare mund të favorizonte Serbinë.
‘Është një sinjal i rëndë për Kosovën. Sepse Amerika e dallon miqësinë me Kosovën dhe me atë që udhëheq qeverinë. Krijimi i një opinionin në Kosovë, nuk ke çka lyp në Kosovë e aty janë forca ndërkombëtare, por vetëm po të krijohen armiqësi e banorëve vendase me forcat ndërkombëtare është fitore për Serbinë. Qeveria e Kurtit, duhet të jetë e kujdesshme, deklaratat e Kinës dhe Rusisë, edhe BE kanë kujdes në deklarata ndaj SHBA. Është e papjekur goditja ndaj Grenell nuk është figurë private, është këshilltar i jashtëm. Do jetë i involvuar në Ballkan. Ajo që ka thënë për Kurtin, mund të jetë e pakëndshme, për militantët.’
Sipas Bilallit, goditja ndaj Grenell, një këshilltar i jashtëm dhe figura kyçe në politikën e SHBA, është e papjekur dhe e rrezikshme për imazhin e Kosovës. Ai pohoi gjithashtu se politika e Kosovës ndaj SHBA ka qenë e gabuar dhe se duhet të ketë kujdes me ndihmën e Grenell, i cili ka qenë arkitekt i pavarësisë së Kosovës.
‘Duhet të kenë kujdes në fjalorin dhe që Kosova lokomotivën amerikane nuk mund ta ndryshoj. Shtetet e vogla nuk kanë pasur sovranitet të plotë. Mendoj se në këtë drejtim citatet e tij se Kosova që nga Klintoni, dhe deri tek Biden e me Trump ka qenë me të vërtetë politikë e gabuar, kjo formë e tillë e Che Guevarizmit, shqiptarët duhet të reagojnë. Të kemi kujdes ndaj një fuqie të tillë që ka qenë arkitekt i pavarësisë së Kosovës. Loja me Grenell duhet të marrë fund.’
Nga ana tjetër, Kamberi shprehu mendimin se Grenell bën këto deklarata nga pozita e një këshilltari, duke përmendur ndryshimet në gjeopolitikën globale. Ai theksoi se pozicioni i Kurtit duhet të jetë të shikojë interesat e Kosovës, duke u përpjekur të sigurojë stabilitet dhe unitet në vend.
‘Grenell i bën këto deklarata nga një pozicion i këshilltarit. U tha se gjeo-politik po ndryshon. Do shihet se me çfarë çmimi. Besoj se zoti Kurti do shikoj interesin e Kosovës, pozicioni i kryeministri është që të shikojë interesin e shtetit që drejton.’
Kamberi gjithashtu sugjeroi se Kosova mund të ketë nevojë për një qeveri të re, e cila do të jetë më e mençur në kuptimin e gjeopolitikës botërore.
‘Pushtetin apo izolimin? Për interesin tonë duhet të zgjedhim më të mirën, Kosova ka nevojë për qeverinë e unitetit. Ne mund ta pësojmë si shtet, duhet të jemi të mençur dhe të kuptojmë gjeopolitikën në botë. Mendoj se Kosova ka nevojë për qeveri tjetër.’