Deklaratat e kryetarit të PD/ Përgjigjet këshilltari i Ramës: Vetëm mohon akuzat, sqaro pozicionin tënd

17 Nëntor 2020, 12:03| Përditesimi: 17 Nëntor 2020, 12:05

  • Share

Deklaratave të Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha se akuzat për rolin e tij gjatë luftës së Kosovë janë trillime dhe gënjeshtra, i është përgjigjur Këshilltari për Mediat i kryeministrit Rama, Endri Fuga.

Ai shkruan se Basha gjen kohë për të folur për ekonominë dhe pandeminë por jo 5 minuta për të folur për veten.

“Flet për ekonominë e për pandeminë dhe shumë mirë bën që flet. Po 5 minuta për të sqaruar pozicionin e vet si nuk i gjeti xhanëm? Se ky vetëm mohon, edhe ç’thotë ish shefi i vet, edhe ç’thonë dokumentet ku ka punuar, edhe ç'thonë dëshmitarët. Të gjithë gënjekan, përveç Lulit”, shkruan Endri Fuga.


Lajmi kryesor:

Masakra në Krushë të Madhe/ Rama: Lulëzim s'po ta kërkoj unë, por dëshmitarët hesapin! Basha: Trillime dhe gënjeshtra se ekonomia është në kolaps


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?