TIRANË- Deklaratat e kryeministrit Edi Rama mbi arrestimin e kryebashkiakun të Tiranës, Sali Berisha i lexon si përpjekje për të treguar se nuk ka lidhje me arrestimin e Veliajt.
Por jo vetëm kaq. Berisha thotë se Rama po ndjen frikën se mos Veliaj do të flasë, dhe se radha për të shkuar në qeli do të jetë e kryeministrit.
“Unë e pashë sot Edi Ramën siç e patë ju, kur i erdhi në gojë fjala e konsulentit, që këtë e quante punëtor i Trump, shkallmoi dhe e humbi dhe iu kthye me grushta tavolinës. E vetmja gjë që thashë në atë moment, shyqyr Zotit nuk ka ra ndonjë grua aty që të hajë grushtat e tij. Për çka ai është folur shumë, më fal Floriana, por është folur ai. I hëngri ato grushta tavolina, po mirë e boll, i bëfshin mirë se po të ishte ndonjë ministre a ndonjë tjetër, kushedi se çfarë do ndodhte. Këto gjeste të tij janë të njohura, nuk janë risi.
Edi Rama, pas arrestimit të numrit 2 të PS-së, bëri gjithçka nga njëra anë i terrorizuar dhe i trembur gjer në palcë nga Erion Veliaj, të tregojë se është duarjashtë në këtë aferë, se nuk ka gisht në këtë aferë. Po këtu të ndalemi pak. Nuk kishte hallin e Erion Veliajt, kishte hallin e tij. Sepse ky prokuror që guxoi të kërkojë arrestimin e Erion Veliajt dhe ky gjykatës që vendosi për arrestimin e tij, këta litarin në shtëpinë e të varurit ia çuan në Surrel", tha Berisha.
Në PS, thotë Berisha, Rama nuk është i vetmi i trazuar. Edhe numri 2 i qeverisë, zv kryeministrja Belinda Balluku po i druhet drejtësisë.
"A mund të imagjinoni ju që Lubi Loti iu ka ndaluar në mënyrë të prerë të gjithë ekipit të komunikojnë ndryshe me të përveçse me letra me shkrim dore. Iu ka ndaluar celularët, i ka ndaluar mesazhet dhe tani komunikimi në kabinetin e zëvendëses së Edi Ramës, sepse ajo sheh dy zëvendësit e tij njëri pas tjetrit e thotë ika dhe unë, dhe do ikë ajo se e meriton 100 herë. Pra, tani është tipike e mafies, tani as celularët nuk i përdorin dot, as kompjuterët nuk i përdorin dot, tani janë të detyruar që çdo problem që kanë me bosen e tyre ta paraqesin vetëm me shkrim dore", tha Berisha.
Ndryshe nga deklaratat për socialistët, arrestimi i Erion Veliajt i ka lëkundur qëndrimin për SPAK, të cilin Berisha e quan organizatë kriminale. Ndonëse disa muaj më parë, e akuzonte personalisht si prokuror që liron kriminelë, sot Berisha nxori nga lista e tij për prokurorët-kriminelë Ols Dadon, që firmosi kërkesën për arrestimin e Veliajt.
"Kur them SPAK është organizatë kriminale unë nuk nënkuptoj se, çdo anëtar i SPAK është anëtar i organizatës kriminale. Jo, absolutisht kurrë. Por nënkuptoj ata të cilët flenë mbi krimin, janë marrë peng. Po pse duhet ta marr unë të barabartë Altin Dumanin me Ols Dadon. Jo nuk e marr kurrë. Sepse ky firmos", tha Berisha.
Pavarësisht deklaratave të Ramës, Berisha i kërkoi edhe një herë dorëheqjen duke thënë se nuk është i denjë për asnjë post shtetëror.
Ka te drejte te flase,sepse eshte njeriu "me i ndershem" ne Shqiperi.Neketo 34-vite,s'ka vjedhur,e s'ka vrare.Lum si ne qe e kemi.
Përgjigjuti nuke e dinje nga bie gerdeci a po ste kujtojet qe e hodhe ne here oo re e zeze
PërgjigjuDobiçit tē Sërbit Sali Berisha,Liris,Argitës,Shkëlzenit,Armitës e tē gjithē familjarēve ,pse nuk i'u bëhet inventari i rrobave,siç po i bëhet Ajola Xoxos,??..ky kriminel që i vuri flakën shqipërish,që ka vrar sa ka dashur,dhe ka vjedhur sa ka dashur,pse akoma ēshtë i lire ???pse SPAK e mbron këtë kriminel?...
PërgjigjuIk be shurren sali, nje mu.... ke per te marr vote.
Përgjigju