Harta e Ballkanit

Politikë

Deklaratat e Ramës në Elbasan për bashkim me Kosovën vë në lëvizje rajonin, mediat rumune: Harta e Evropës po ndryshon, tërmet dy hapa larg Rumanisë

30 Nëntor 2021, 11:23| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 13:43

  • Share

"Tërmet në Ballkan! Harta e Evropës mund të ndryshojë rrënjësisht në rajon, duke ndjekur synimet e dy shteteve, të cilat mund të bashkohen. Kreu i qeverisë së njërit prej vendeve ka njoftuar tashmë qartë se do të votojë pro bashkimit në një referendum të ardhshëm", kështu e nis shkrimin një mediat rumune për deklaratat e bërë së fundmi nga Kryeministri Rama se një ditë Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen. Media rumune publikon deklaratat dhe kundërreagimin e  Serbisë.

"Harta e Evropës mund të ndryshojë rrënjësisht! Gjithçka mund të ndodhë afër Rumanisë. Bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Kosovën, të cilat mund të bashkohen në të ardhmen. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama thotë se në rast referendumi për bashkimin e dy shteteve do të votonte për Euractiv.com. Kryeministri Edi Rama thotë se nuk e përjashton mbajtjen e një referendumi të tillë për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Nëse do të bëhej një konsultë e tillë, kreu i qeverisë së Tiranës do të thoshte se do të votonte pro bashkimit. Deklaratat e Edi Ramës janë bërë në mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, e cila u zhvillua në qytetin shqiptar të Elbasanit. Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk e kundërshton mbajtjen e një referendumi të tillë, por thotë se një akt i tillë është pjesë e një procesi që nuk është nën kontrollin e Ekzekutivit që ai drejton. Menjëherë ka ardhur reagimi i Serbisë, e cila gjithsesi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës Në mbledhjen ndërqeveritare në Elbasan, Edi Rama dhe Albin Kurti vendosën të heqin de fakto kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës . Gjithashtu, janë nënshkruar marrëveshje të tjera të cilat parashikojnë lehtësimin e kontrolleve për mallrat, heqjen e kontrollit kufitar për automjetet dhe zbatimin e lejeve pesëvjeçare të qëndrimit dhe punës për qytetarët që dëshirojnë të lëvizin në shtetin fqinj", shkruan media rumune.

Sipas saj, Kryeministrja Ana Brnabiç denoncoi menjëherë synimet e Shqipërisë dhe Kosovës, duke thënë se të dy shtetet "po vendosin një gur të ri në minimin e themeleve të stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

Në Elbasan më 26 nëntor, në konferecën e përbashkët me Albin Kurtin pas mbledhjes së 2 qeverive Shqipëri-Kosovë, Rama e tha hapur edhe një qëndrim të tijin për të ardhmen e 2 shteteve të një kombi.

"Një ditë Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen, nuk di se si dhe se kur por kjo do të ndodhë", tha Rama.

"Jemi si 2 koka e shqiponjës, që shikojnë në kënde të ndryshme, por janë në një trup të vetëm dhe trupi i mban e nuk lejon që të kapet në befasi". Kështu zgjodhi Kryeministri Rama t'i përgjigjej diferencave të thella me Albin Kurtin e Kosovës për projektin 'Ballkani i Hapur', u shpreh Kryeministri. 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?