Deklaratat e Ramës për veriun e Kosovës, Meta: Dënoj paralelizmin që i bën me situatën në Donbas! Të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës

28 Shtator 2023, 16:20
  • Share

1695729713_ilirmeta.JPG

Ish presidenti, Ilir Meta ka kundërshtuar fjalën e kryeministrit Rama në konferencën e sotme në komunikimin me gazetarët. Meta e akuzon kryeministrin se po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës.

“Dënoj me forcë deklaratat e kryeministrit Rama dhe paralelizmat që ai bën për Veriun e Kosovës me situatën në Donbas.

Gjendja shumë e rënduar në Veriun e Kosovës është  administruar me profesionalizmin më të lartë nga policia dhe institucionet e shtetit të Kosovës.

Ne mbështesim plotësisht autoritetet kushtetuese të Republikës së Kosovës, të cilat po ushtrojnë të drejtat e tyre në ruajtje të rendit publik, territorit dhe sovranitetit të vendit.

Kërkesa e Ramës për vendosjen e Veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it është thjesht përsëritje e mesazheve dhe tezave të Vuçiçit, për ta konsideruar Veriun e Kosovës një konflikt të ngrirë, duke i bërë shërbim projektit Serb të ndarjes së Kosovës, ndërkohë që Republika e Kosovës është sot një shtet i pavarur, demokratik, multietnik, i njohur në arenën ndërkombëtare.

Kryeministri i Shqipërisë duhet të heqë dorë njëherë e përgjithmonë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës.

Detyra e tij kushtetuese dhe përgjegjësia e tij është që të dënonte rreptë agresorët dhe provokuesit serbë dhe t'i kërkonte Serbisë njohjen e Kosovës, si dhe nënshkrimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.”- thotë Meta.


Lajmi kryesor:

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën kundër Serbisë, Bardhi: Ta harmonizohet me Parlamentin tonë, propozoj mocion me debat për këtë çështje


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?