Louisa Rozova dhe Vladimir Putin

Bota

Deklaratat e vajzës sekrete të presidentit rus ‘trazojnë’ rrjetin: Burri që mori miliona jetë dhe shkatërroi timen

4 Gusht, 19:51| Përditesimi: 4 Gusht, 19:53

  • Share

Louisa Rozova, e njohur edhe me emrin Elizaveta Krivonogik, 22-vjeçarja që përflitet prej vitesh si vajza sekrete e presidentit rus Vladimir Putin, ka rikthyer vëmendjen e mediave ndërkombëtare pas disa mesazhesh të forta në Telegram, ku denoncon hapur luftën në Ukrainë dhe lë të kuptohet se ka një konflikt personal me liderin rus.

“Burri që mori miliona jetë dhe shkatërroi jetën time,” shkruan Rozova në kanalin e saj personal në Telegram, pa përmendur direkt emrin e Putinit, por duke lënë të kuptohet qartë për kë bëhet fjalë.

Postimi u raportua fillimisht nga gazeta gjermane Bild, e cila kaqasje në kanalin e saj në Telegram “Arti i Luizës”.

Rozova, e cila dikur postonte foto nga jeta e saj luksoze, udhëtime private, festa me DJ dhe pushime në destinacione ekzotike, u zhduk nga rrjetet sociale menjëherë pas nisjes së luftës në Ukrainë, në vitin 2022, shkruan The Sun.

Por tani ajo është rikthyer me një imazh tërësisht të ndryshëm: një zë kritik, i politizuar dhe me angazhim të theksuar artistik kundër luftës.

Louisa lindi në Shën Petersburg në vitin 2003. Sipas një raporti investigativ të Proekt në vitin 2020, ajo është vajza e Svetlana Krivonogik, një ish-punonjëse kulture dhe muzikante, e cila thuhet se u pasurua menjëherë pas lindjes së vajzës së saj. Certifikata e lindjes e Rozovës përmban patronimin “Vladimirovna”, një detaj që ka ngjallur dyshime të forta për lidhjen e saj me Putinin.

Ajo u diplomua në qershor 2024 në ICART, një shkollë e njohur për menaxhimin e artit dhe kulturës në Paris. Sot, Louisa punon në dy galeri: L Galerie në Belleville dhe Escape Albatros në Montreux, ku kuron ekspozita dhe prodhon materiale audiovizuale me temë antimilitariste.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?