Deklaratat për shtrirjen 12 milje të Greqisë në Jon/ Rama: Vetëm të paudhët si Saliu e si Iliri kërkojnë shesh për përshesh deri në det

28 Dhjetor 2020, 17:47| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 19:38

  • Share

Kryeministri Edi Rama i konsideron si tentativë për të 'kërkuar shesh për përsheshin e LSI', deklaratat e sotme të Presidentit Ilir Meta në lidhje me vendimin e Greqisë për shtrirjen 12 milje në Detin Jon.

Rama thotë se vetëm të paudhët si Saliu e si Iliri dhe ndjekësit e tyre me Lulin e me Monikën në krye, mund të kërkojnë shesh për përshesh deri në det.

"Ilir Meta mirëkuptuaka ndjeshmërinë e qytetarëve mbi vendimin e autoriteteve greke për të ushtruar të Drejtën Ndërkombëtare të Detit për Greqinë dhe pasojat e mundshme që mund të paskërka ky vendim për vendin tonë! Në fakt jo, Ilir Meta vazhdon kërkon shesh për përsheshin e LSI!

Vetëm të paudhët si Saliu e si Iliri dhe ndjekësit e tyre me Lulin e me Monikën në krye, mund të kërkojnë shesh për përshesh deri në det, ndërkohë që e vërteta është e qartë si drita e diellit: Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje e prandaj do shkojnë në gjyq!

Vendimi në fjalë i Greqisë s'ka lidhje me zonën e kontestuar mes dy vendeve tona, sepse në atë zonë parimi i 12 miljeve është thjesht fizikisht i pamundur sipas Konventës aty ku ky parim nuk është e mundur të zbatohet, ose bëhet marrëveshje ose shkohet në gjykatë! Ja kështu Like", shkruan Rama në Twitter.

Presidenti Meta pasditen e sotme deklaroi se nuk është i informuar në lidhje me grupin negociator për marrëveshjen me detin me Greqinë që prej 2018 dhe për këtë i kërkon qeverisë që të respektojë nivelin hierarkik të të gjitha institucioneve sipas ligjit dhe Kushtetutës, ku përfshihet dhe Presidenca.

Meta në rolin e 'mbrojtësit' të Kushtetutës tha se nuk do të lejojë cenimin e interesave kombëtare nga askush, që keqpërdor autoritetin e deleguar nga populli shqiptar.

Në Greqi ditën e Krishtlindjes është miratuar dekreti për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Ky vendim është marrë nga Këshilli i Lartë i Shteti. Mediat greke e interpretojnë këtë lëvizje si  një mesazh drejtuar Turqisë. Dekreti përfshin hapësirën në zonën veriore të detit Jon, të ishujve të Jonit e deri në Kepin e Tenaro në Peloponez.

Për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, është rënë dakord gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, në Tiranë, dhe takimit që ai pati me kryeministrin shqiptar, që të shkohet në një gjykatë ndërkombëtare. 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iliri: 29/12/2020 00:23

    President the opozita jane vetem per te Pordhe brockulla se: Cdo shtet ka të drejtë të zgjerojë detin e saj territorial deri në 12 milje, por vetëm kur e lejon pozita gjeografike, pra kur hapësira detare mes dy vendeve është të paktën 24 milje. Zgjerimi bëhet në bazë të Konventës të së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982, e nënshkruar nga të dy vendet. Vendimi i Greqisë në raport me Shqipërinë nuk ka asnjë vlerë juridike, ashtu sikurse nuk ka as vendimi i Shqipërisë në raport me Greqinë, për arsyen e thjeshtë se, distanca nga brigjet midis Shqipërisë dhe Greqisë është më pak se 24 milje në të gjithë gjatësinë e detit territorial mes tyre, madje mes Korfuzit grek dhe Pemës së Thatë (pranë Ksamilit) të Shqipërisë, distanca është më pak se 2 milje. Në raport me Shqipërinë, Greqia nuk ka se si të zgjerohet me 12 milje, sepse i bie që të zgjerohet deri te Syri i Kaltër. Greqia do zgjerohet me 12 milje aty ku distanca është më shumë se 24 milje

    Përgjigju
  • Qorri: 28/12/2020 21:26

    Pika e hallit ne dore te kujt ka ra shqiperia.? Presidenti i shqiperis dhe kryeministri qe luajne macja me miun.? Per te mirat e tyre “ sic ka bere deri ne sot politika shqiptare.? Se problemet e shqipetareve nuk kan te sosur. Si nafta. Floriri. Vakumi.? Energia elektrike .? Uji i pishem.?etj.....

    Përgjigju
  • O tej: 28/12/2020 18:01

    Po nuk ka lingota floriri nuk i hyn ne sy hajdutit te Cepanit.

    Përgjigju
  • Musa Xhepa spiunonte Jaho Cinin: 28/12/2020 17:53

    Foli Ilir floriri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?