Presidenti amerikan akuzohet nga mediat se i ka quajtur të rënët e luftës "pinjollë".
“Jennifer Griffin duhet të pushohet nga puna për këtë lloj raportimi. Asnjëherë nuk na thirri për të mësuar mendimin tonë. Fox News është zhdukur! ”
Kështu është shprehur presidenti amerikan Donald Trump për gazetaren e Fox News, pasi sipas tij ajo ka keqinterpretuar deklaratat mbi ushtarët e vrarë në Luftën e Dytë Botërore. Revista "Atlantic" ka publikuar një lajm ku thuhet që presidenti Trump , para disa kohësh ka refuzuar të vizitojë një varrezë ushtarësh amerikanë jashtë Parisit pasi sipas tij ata ishin “pinjollë dhe humbës”.
Shumë media e kanë publikuar lajmin e Atlantic dhe midis tyre ishte dhe gazetarja e Fox News Jennifer Griffin.
Gazetarja në postimin e saj kishte shtruar pyetjen se përse dikush do të dëshironte të bëhej ushtar, por nuk kishte dashur të nderonte të vdekurit e luftës në Aisne-Marne, varreza që janë në Francë.
Deklarata e Trump mori edhe më shumë vëmendje pasi deri tani Fox News është parë si një media Pro-Trump.
Presidenti hodhi poshtë akuzat këtë duke e cilësuar si një situatë të motivuar politikisht pas asnjë të vërtetë pas saj./ Përgatiti Suada Mehmetaj