Ishte thjesht një shaka e “humorit ushtarak”. Kështu e shpjegon Yevgeny Prigozhin, kreu i mercenarëve të Wagner, njoftimin e tij të mëhershëm për një "armëpushim" ndaj Bakhmutit me rastin e mbërritjes së gazetarëve amerikanë.
Prigozhin tha këtë mëngjes se ukrainasit po shoqëronin gazetarët amerikanë në frontin e Bakhmutit, duke shtuar se ai kishte vendosur për një armëpushim në mënyrë që gazetarët amerikanë të mund të shkrepin me qetësi fotografitë e Bakhmutit dhe të shkojnë në shtëpi.
Pastaj shefi i Wagner sqaroi se ishte thjesht një shaka.
“Kishin ardhur informacione se gazetarët amerikanë po vinin nga Chasov Yar të shoqëruar nga Tserber, komandant i brigadës 57 të ushtrisë ukrainase, të cilin e gjuajmë prej kohësh pa mundur ta kapim. Unë bëra një deklaratë për mediat. Ishte humor ushtarak, asgjë më shumë, ishte një shaka”, tha Prigozhin.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Prigozhin: Armëpushimi në Bakhmut? Një humor ushtarak! Putin bisedë telefonike me Erdogan
B.V/ReportTv.al