Dekomunistizimi/ Projektligji i PD-së në fazën e fundit, kineastët: Kjo ide s’është normale! Cënon të drejtën e autorit

27 Gusht 2018, 16:35| Përditesimi: 27 Gusht 2018, 21:26

  • Share

Propaganda komuniste në përdorimin e simboleve, në kinematografinë shqiptare, por edhe në letërsinë e para viteve ’90, duhet që të diktohet nëpërmjet një shënimi. Çdo vepër, libër apo film duhet që të ketë një shënim përkatës, që lexuesi apo spektatori të kuptojë dhe bëjë dallimin, nëse kanë në përmbajtjen e tyre propagandë ose jo.

Sot kësaj ideje, të shkrimtarit Agron Tufa, njëkohësisht kryetar i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, i është bashkuar edhe Partia Demokratike, e cila është duke përfunduar hartimin e projektligjit, që ka për qëllim dekomunistizimin. “Report Tv” sqaron nëpërmjet Kryetarit të Shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politik, Nebil Çika, i cili pjesë e komisionit të këtij projektligji, se cili është qëllimi i vërtetë i këtij ligji

 Është një ligj më i gjerë sesa censura në kulturë, është një ligj që synon dekomunistizimin e Shqipërisë. Pjesa e kulturës, e filmave është një pjesë, kërkon heqjen e titujve të autorëve të krimeve të komunizmit. Një dënim me ligj për ata që mohojnë krimet e komunizmit, sikundër ka ndodhur në vendet e tjera, që kanë kaluar periudhën e komunizmit, ku ata dënohen deri në tre vite. Një nga pikat kryesore është edhe transmetimi pa sqarim i veprave artistike të realizmit socialist, që kanë qenë një propagandë e drejtpërdrejtë të kësaj periudhe. Ajo që ne kërkojmë është që kur këta filma transmetohen edhe libra shpërndahen  të ketë një shënim. Për shembull, kjo është një vepër e realizmit socialist, që për kushte specifike më shumë se letërsi është propagandë dhe në Shqipëri kanë ndodhur këto ngjarje gjatë sistemit komunist.

Nebil Çika, kryetar shoqate

Por, çfarë mendojnë botuesit për këtë iniciativë edhe sa është konsultuar kjo iniciativë me ta. Për këtë flet kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri.

Mendoj se kjo ide apo mendim, që nuk e di se nga ka lindur, për të vënë pulla edhe shënime, nuk më duket normale, veprat letrare edhe artistike, filma dhe piktura apo libra, mbartin vulën e kohës. Artisti ka pasqyruar siç e ka menduar ai, në diktat ose jo në diktat, i frymëzuar ose jo, ka bërë veprën e artit, siç e ka menduar ai. Nuk mund të heqim këto vepra arti nga Galeria Kombëtare e Arteve, ajo ka një vit edhe një emër. Njësoj edhe për kinemanë. Ato kanë vulën e kohës dhe janë vepra artistike, që nuk mund të ndryshohen. Në historinë botërore shembuj të tillë shkrimtarësh ka pasur pa fund, mirëpo këto vepra artistike kanë vulën e kohës dhe nuk mund që të ndryshohen as me ligje, as me rregullore. Është e gabuar që sipas mendimit tim një libri apo një filmi t”i vihet një shënim. Nëse autori kërkon që ta rishikojë mund ta bëjë.

Petrit Ymeri botues

Ndërsa, regjisorët Vladimir Prifti edhe Saimir  Kumbaro, të cilët kanë kontribuar me punën e tyre asokohe në kinematografinë shqiptare, por edhe pas viteve ’90, mendojnë se kjo nisëm, cenon të drejtën e autorit dhe duhet shqyrtuar edhe me grupet e interesit.

Është e vështirë që të japësh një mendim edhe të gjykosh se çfarë do të përmbajë ky ligj, që transmetohet si një lloj deklarate. Por këndvështrimi për kinemanë, letërsinë edhe arteve figurative, që ka pasur edhe mendime të tilla, që mirë është të mos jetë ose të jepet në orët e veta në televizione publike. Ky është një gjykim i ngurtësuar, ndihet nevoja që ndoshta të ishte ky ligj. Njerëzit bazohen edhe në krijimtarinë e tyre. Unë kam punuar në fillimet e mia në TVSH edhe kam bërë disa filma, për të cilët edhe sot mburrem, edhe do ta kisha të vështirë që t’i ribëja ndryshe, siç është “Udha e shkronjave”, “Kush vdes në këmbë”, “Edhe vjen një ditë”, “Flutura në kabinën time”, “Dasma e Sakos”. Pa diskutim që ka pasur një kinema me një ide, që fshihnin në vetvete disa pikëpamje që i shërbenin atij sistemi që ne jetonim. Por këndvështrimi është edhe një tjetër, se vërtetë që janë prodhuar jo pak filma, edhe midis tyre pa diskutim, që 50 apo 60 filma janë të nivelit të pranueshëm të çdolloj kohe. Jam i mendimit, se kërkesa që kishte koha ishin të egra, por edhe krijuesit përpiqeshin që të gjenin shtigje, që të shprehnin idetë e tyre. Në këtë drejtim them se ka jo pak filma, sigurisht që ata me temë dite ishin më të vështira, sepse në to duhej një hero që i shërbente atij sistemi. Por kjo nuk do të thotë, se ne shohim edhe filma të huaj, ata amerikanë, që sillen rreth një veprimi edhe nuk sjellin asgjë të re, por jo të gjithë. Edhe kështu ka degjeneruar edhe filmi evropianë. Kinemaja e djeshme me të sotme me ne ka një ndryshim. Ndryshimi nuk ndryshon në anën profesionale, por duke e parë edhe në kuptimin e ideologjisë mendoj se filmi e do kontrollin. Është diskutuar shumë, por është edhe i panjohur. Një nga ata të institutit nuk kishte parë filmat edhe fliste për ta. Mendoj se ka gjëra për t’u verifikuar, por një pjesë e tyre është e mira që të jepen. E dyta kam përshtypjen se jo vetëm gjuha e filmit, por edhe gjuha shqipe ka qenë nevojë edhe domosdoshmëri që të shihet filmi shqiptar. Shumë njerëz që jetojnë jashtë e shohin filmin nën këto interesa. E treta është, që nuk ka bërë ndonjë zhvillim cilësor filmi i sotëm, nga ana profesionale asokohe kishte njerëz të zotë, që punonin me dashuri të madhe, ndërsa sot jeta reale e jona nuk del në filma. Nuk duhet goditur kinemaja me sopat, sepse shikoj se shumë njerëz që flasin nuk e njohin kinemanë. Jam i mendimit që ky ligj të shikohet më mirë edhe nga krijuesit”.

Vladimir Prifti, regjisor “Mjeshtër i madh”

Në periudhën e komunizmit janë xhiruar rreth 220-240 filma me metrazh të gjatë. Një pjesë është e vërtetë që i bëjnë propagandë sistemit, sepse ai ishte i vetmi producent i asaj kohe që ne na jepte mundësinë që ne të bëjmë filma. Edhe e dyta që është shumë e rëndësishme, është metoda e realizmit socialist, që aplikohej në atë kohë edhe që kishte disa kushte, si kemi qenë, si jemi edhe si duhet që të jemi. Babai i realizmit socialist është Maksim Gorki. Nuk mundet që të quaj film propagandistik, “Koncert në vitin 1936”, “Kush vdes në këmbë” apo “Udha e Shkronjave”. Ka shumë filma që nuk bëjnë prpagandë komuniste. Unë kam pasur një ide, që para çdo filmi të ftohen autorët edhe ta shpjegojnë filmit. Do të ishte shumë më e efektshme, që të dalë edhe të bëj këtë gjë. Pra filmi shqiptar kishte karakter edukativ, në lidhje me njollat. Unë di se sa herë që shfaqet filmi ka një ASHQF, pastaj ka vulën e televizionit dhe t’i vëmë edhe një vulë tjetër, cenohen direkt të drejtat e autorit nga ana estetike. Ai që ka dëshirë ta shikojë, le ta shikojë, kush nuk ka dëshirë le të ndryshojë kanal. Sot ka mundësi zgjedhje. Për mua nuk ka asnjë rëndësi nëse shfaqen këto. Unë jam pro, që kjo gjë të bëhet me filmat dokumentarë.”

Saimir Kumbaro, regjisor, Mjeshtër i madh

Projektligji i dekomunistizimit, i cili kërkon që veprat artistike, që i kanë shërbyer sistemit komunist, të mos ndikojnë jetën e qytetarëve shqiptarë me propagandën që përmbajnë është në fazën e fundit të rishikimit, përpara se t’i propozohet për miratim Parlamentit Shqiptar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dyli: 27/08/2018 23:23

    Rruci ekzamplari i komunistit

    Përgjigju
  • Kinooperatori: 27/08/2018 17:58

    Filmi Radiostacioni eshte tipik ku autoret e tij ne menyre te kamufluar diskretitojne sjelljen arrogante te komunisteve ndaj punonjesve te Radio Tiranes per menyren se si ata i trajtojne ky film duhet te jepet ne menyre qe brezat e rinj nepermjet ketij filmi te shikojne sesi komunistet silleshin me tere popullin sidomos me kundershtaret e tyre.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 27/08/2018 17:48

    Dhe kush po e perkrahka kete ligj PD-ja qe eshte e mbushur me komuniste?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?