Jurgis Çyrbja

Kronikë

Dekonspiroi operacionet e policisë, dosja ‘Çyrbja’ në gjyq! Ish-deputeti i PS, Hajri dhe Masha kërkojnë gjykim të shkurtuar

15 Shtator, 13:51| Përditesimi: 15 Shtator, 14:45

  • Share

Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja me akuzat për nxjerrjen e sekretit shtetëror, përkrahje të autorit të krimit dhe korrupsion në zgjedhje.

Pjesë e dosjes është edhe Altin Hajri dhe Ahmet Masha, avokatët e të cilëve kërkuan gjykim të shkurtuar ashtu si edhe Çyrbja.

Ish-deputeti akuzohet për dekonspirimin e aksioneve policore, nxjerrjen e të dhënave nga TIMS dhe informacione të tjera për të ndihmuar personat në kërkim që të mos kapeshin.

Në dosjen e SPAK thuhet se ish-deputeti Çyrbja ka pasur miqësi me Altin Hajrin, duke i premtuar këtij të fundit se do ta ndihmonte në këmbim të votave gjatë zgjedhjeve.

Çyrbja dhe Masha mbahen të arrestuar, ndërkohë që Hajri në kërkim edhe për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, nga arratia ka autorizuar me prokurë avokatin e tij që ta përfaqësojë në këtë proces.

Çyrbja u arrestua më 20 tetor 2024 me urdhër të SPAK. Ai ka qenë deputet i Kuvendit për dy legjislatura, dhe ka dhënë dorëheqjen nga mandati në tetor 2024, në kohën kur hetimet e SPAK kishin hyrë në fazën përfundimtare.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?