Dekonspiroi operacionet, GJKKO shtyn pezullimin nga detyra të ish-zv/drejtorit të OFL-së me 3 muaj

22 Janar 2021, 11:06| Përditesimi: 22 Janar 2021, 13:02

  • Share

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar  ka zgjatur me tre muaj për pezullimin nga detyra të ish- zv/drejtorin e OFL-së, Artan Shkëmbit.

Gazetari Arsen Rusta raporton se Shkëmbi do të vijojë të qëndrojë nën hetim nga SPAK dhe nga partnerët gjermanë për dekonspirim informacionesh.

Pezullimi i Shkëmbit ka ardhur pas një informacioni të mbëritur nga drejtësia Gjermane, e cila kishte kërkuar hetim dhe bashkëpunim për dy trafikantë Shqiptarë, Aleksandër Prronin e Klaudio Vukajn.

Sipas informacionit të mbëritur nga pala Gjermane,  trafikantët janë lajmëruar nga Shkëmbi se ishin vënë në hetim për verifikimin e pasurisë.

Në muajin prill autoritetet gjermane u kanë kërkuar autoriteteve shqiptare verifikim të pasurisë për të dy personat të cilët qëndrojnë në Gjermani.

Pala shqiptare u kthen përgjigje më 22 prill. Por nga hetimet të bëra nga një grup i përbashkët hetuesish të quajtur Kier Gier u gjetën bisedat mes trafikantëve shqiptarë në Gjermani nëpërmjet programit të paligjshëm Encro Chat.

Ish-zv/drejtori i OFL-së, Artan Shkëmbi

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?