Ibrahim Lici

Fotografoi kërkesën për ekstradimin e Ibrahim Licit nga Turqia, pezullohet nga detyra sekretarja e prokurorisë në Shkodër

31 Tetor 2022, 16:06| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 16:45

  • Share

SHKODËR- Sekretarja e Prokurorisë së Shkodrës K.G është pezulluar nga detyra pasi dekonspiroi operacionin për ekstradimin e Ibrahim Licit. Sekretarja e Prokurorisë fotografoi dhe shpërndau kërkesën për ekstradimin nga Turqia të Ibrahim Licit, përmes së cilës është kërkuar përcjellja e dokumentacionit të nevojshëm me qëllim paraqitjen e kërkesës për ekstradimin nga Turqia për në Shqipëri të tij. Ajo është vënë nën hetim edhe për ‘zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete’.

'Si rezultat i hetimeve të deritanishme, janë grumbulluar të dhëna që tregojnë se shkresa e publikuar në media është fotografuar fillimisht nga shtetasja K.G., me detyrë sekretare në Seksionin e Ekzekutimeve dhe Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, e më pas kaluar nga aparati i saj celular, shpërndarë dhe publikuar në media. Ndaj shtetases K.G., është marrë menjëherë masa e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës në prokurori, ndërkohë që po procedohet edhe penalisht për kryerjen e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal.  Gjithashtu, vijojnë hetimet për zbulimin dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në mbajtjen, shpërndarjen dhe publikimin e shkresës në fjalë dhe të të dhënave të tjera sekrete, me qëllim përcaktimin e plotë të faktit dhe të përgjegjësisë ligjore të secilit prej tyre.’-njofton prokuroria.

Sipas autoriteteve turke, Ibrahim Lici ndodhet në Turqi, ndërsa janë njoftuar autoritetet shqiptare për të bërë gati procedurat për kërkesën për ekstradimin e tij, ndërsa nuk dihet nëse është arrestuar nga policia. Për vrasjen e Endri Mustafës, është dënuar me 10 vite burg 16-vjeçari Ergys Malja, i dënuar për akuzën e ‘Vrasjes me paramendim kryer ne bashkëpunim’. Për Maljan prokuroria kërkoi 12 vite burgim për shkak të moshës së tij të mitur.

Emri i Ibrahim Licit si autor dyshohet se doli nga dëshmia e Ergys Maljas para grupit hetimor, pasi pak ditë pasi u arrestua, ai akuzoi Ibrahim Licin si autor të vrasjes. Sipas të miturit, ai ishte nisur me viktimën drejt Livadheve, por përpara i kishte dalë Lici duke qëlluar direkt mbi Mustafën dhe duke u larguar më pas me motor.

Ibrahim Lici, është një person i njohur për policinë. Emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Ndërsa Endri Mustafa njihej si pjesëtar i grupit të Bilalajve në Shkodër. Në familjet Lici dhe Bilali janë kryer një sërë vrasjesh. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkd: 02/11/2022 13:19

    E paska fut asmeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?