‘Dekorata e nënshtetësi pa kriter’/ Gati ligji për presidentin! Zeneli: Të mos lëmë gjithçka në dorën e tij! Hyseni: Javën e ardhshme në Kuvend

12 Tetor 2020, 16:06| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 16:20

  • Share

TIRANË- Jo vetëm betimi dhe dekretet, por Kuvendi pritet të bëjë ndryshime thelbësore  për dhënien e dekoratave dhe nënshtetësinë nga presidenti i Republikës, kompetenca, që sipas grupit të punës që po harton ligjin organik të presidentit, po shfrytëzohen masivisht nga kreu aktual i shtetit, Ilir Meta. 

“Janë shumë ligje ku ne do të ndërhyjmë, sic është ligji për dekoratat, ligji për shtetësinë dhe disa ligje të tjera që kanë një specifikë të veçantë. Shumë institucione bëjnë kërkesa për dekorata por në mënyrë që mos abuzohet as nga institucioni i Presidencës, as Kryeministrisë apo bashkive do të ketë ndërhyrje në këtë ligj. Sa i përket përplasjeve për Gjykatën Kushtetuese se ku do të ndërhyhet do të jetë punë më specifike e ekspertëve. Unë e shoh të domosdoshëm një ligj kuadër. Duhet të jemi korrekt që atributet e institucionet të Presidentit të jenë të përcaktuar qartë që mos lëmë boshllëqe që ta lëmë në dëshirën e presidentit se cilat janë vendimet që duhen marrë. Kjo është më e rëndësishme se ajo që a jep presidenti dekorata apo jo”, thotë për Report Tv deputeti i opozitës së re, Alban Zeneli.

Brenda kësaj jave, grupi i punës pritet të ketë gati draftin për ligjin organik për presidentit, i cili do të shqyrtohet më tej në komisione parlamentare nga java e ardhshme.

“Javës tjetër do kemi draftin. Besoj se do ketë një shqyrtim të shpejt në komisionet parlamentare. Është një draft që mund t'i nënështrohet dhe një debati më gjerë se në komisione. Është një ligj që do ta bëjë më të mirë atë institucion”, shprehet deputeti Alket Hyseni nga PS.

Për shumicën socialiste, ky ligj lindi si domosdoshmëri në kushtet e përplasjeve të vazhdueshme të Presidentit Meta me qeverinë.

"Ka marrë nga socialistët gjithcka mund të marrë një anëtar i forcës politike dhe i ka dhënë shumë pak PS, dhe vendit. Nuk ka tagër kushtetues, që për të dalë dhe te ligji, që një president që duhet të jetë mbi palët del dhe bën fushatë politike në funksion të vet”, thotë deputeti socialist, Hyseni.

Report Tv zbuloi se presidenti Meta ka firmosur dhënie nënshtetësie brenda disa orësh mbi kërkesa të pabazuara në ligj, si në rastin e  futbollistit afrikan Winnful Essua Joseph Cobbina, pa plotësuar asnjë nga kriteret.

Ndërsa në ligjin për dekoratat dhe medaljet e nderit, ndërhyrja lidhet me akuzat e shumta të bëra nga mazhoranca, e sidomos nga kryeministri Edi Rama që sipas tij, institucioni i Presidencës shpërndan dekorata pa kriter, e sidomos për njerëz të cilët nuk jetojnë më.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dika: 12/10/2020 19:30

    Ky Zeneli kokrra malokut.turpi i pd qe e kishte fut ne lista.ja edhe 6 muaj dye qerohet pergjithmone nga politika

    Përgjigju
  • Ilir Dekorata: 12/10/2020 17:04

    Ilir Dekorata,briganti mafioz 7%sh me imunitet,baba xhikja i bandes lesheliste ,hajduti me cizme merr vesh vetem po te futet ne burg.Te gjitha masat e tjera jane te paefekteshme per te.Perderisa RAMA nuk e shkarkoi kur e kishte mundesine,por u terhoq...tani le te degjojme p....et e tij sa te jete akoma atje,pavaresisht se eshte figura me e urryer ne kete vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?