Dekorata nga Trump, Meta e Veliaj, Pagarusha për Report TV: S’e prisja

7 Maj 2018, 12:30| Përditesimi: 7 Maj 2018, 17:32

  • Share

“Këto momente janë që njeriu nuk mundet me i tregue, vetëm shpirti e din se çka kam përjetuar unë këto ditë”... Është kjo ndjesia që mbretëresha e këngës shqiptare, Nexhmije Pagarusha tregon në një prononcim ekskluziv për Report Tv. Në 85 vjetorin e lindjes, Nexhmije Pagarushe ka marrë vemendjen e merituar, si nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe nga Kryebashkiaku Erion Veliaj duke e suprizuar kështu këngëtaren.

Tash kthimin.. jam shumë e lumtur. Nuk e kam paramenduar se do ndodhnin gjithë ky respekt, gjithë këto shpërblime, kurrë se kam menduar. Kurrë nuk është vonë për të mira. Edhe e falenderoj e kryetarin e bashkisë që më dha Çelësin. Tash kush do me ardh në Tiranë, unë e jap Çelësin edhe vjen, bashkë vijmë edhe kënaqemi. Jam shumë e lumtur në këtë pritje, në këtë dashuri që keni ndaj meje, këtë respekt. Sa ju e keni, aq edhe unë ju dua shumë. Edhe gjithmonë ju kam dashur, edhe kur s’jemi parë.

Nexhmije Pagarusha tregon për Report Tv

Ikona e muzikës shqiptare rrëfen gjithashtu takimin e fundit me kolegen e saj Vaçe Zelën.

Vaçe Zelën e kam takuar herën e fundit në Zvicër, kur ka qenë e sëmurë ku nuk ka mund me ecë. Edhe shumë bukur m’u ka dukur. Edhe i kam thënë ‘Nuk je e sëmurë, se shumë bukur po dukesh’. Me të vërtet ashtu dukej. Edhe ka kërkuar me ardh nga Kosova kufoma me ardh në Shqipëri.

 Nexhmije Pagarusha për Report Tv

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?