Shpeshherë Presidenti Ilir Meta ka dhënë dekorata e vlerësime shumë personave të cilët nuk kanë kontribute dhe impakte në kulturë e as në komunitet.
Lidhur me dekorimin e këngëtarit Ylli Baka disa ditë më parë ka reaguar pianistja Etrita Ibrahimi, vajza e kompozitorit të njohur Feim Ibrahimi.
Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ajo shkruan se Presidenti dekoron këngëtarët që prodhojnë miliona klikime më këngë tallava dhe jo ata që e meritojnë vërtetë.
Presidenti Ilir Meta vetëm pak ditë më parë vlerësoi me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, këngëtarin e mirënjohur të muzikës popullore, Ylli Baka. Ndër të tjera Meta shprehet se Baka ka miliona klikime në rrjetet sociale dhe është një nga këngëtarët më të preferuar për shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në botë.
Postimi i plotë i Etrita Ibrahimit:
“Domethënë na rroftë ne që studiojmë orë, ditë e javë të tëra për të realizuar një koncert si ai i yni që u transmetua mbrëmë në RTSH…! Po s’patëm miliona klikime, s’meritojmë asgjë…! Po mirë ne s’vlekemi hiç, po atyre si puna e babait tim, që kanë ndërtuar historinë e muzikës shqiptare, si t’ia bëjmë?
Se titujt duhet t’ia kishit dhënë me kohë, por nuk duken as në horizont…! Apo s’ka rëndësi as kjo, se fundja kush janë ata..?! Se mos kanë miliona klikime…! E rëndësishme është tallavaja…ajo ka miliarda, jo vetëm miliona, klikime…! Bravo Mr. President…të kemi njësh, s’kam ç’them tjetër!!!”
Përveç klikimeve të duhet edhe ndonjë teserë partie.
PërgjigjuE ka kush e ka e ka Mona me sira. Po Mones kur do ja vari noi dekorate ky???
PërgjigjuO plako po Mandin e Nishtullesh me " Te ka lali shpirt " kur do mari ndonje teneqe.
PërgjigjuO Like hajduti,brawo Dekorove nje Shkenctar,qe i mungonte shume komuniteti. As Elon Musk nuk e ben punen e ketij. Mjeshtei i merselerave,dhe i xhixhilerave.. pse s'ju ha nje mortje. Po pak kane kontribuar per kete Shqiperine e shkrete. Po gjithe prinderit tane jane per te marre dekorata ku nuk kane pupnuar nderto diga e e tha toka pa fund. Se Shqiperia mocale e shkreta. I mbyste mushkonja. Tani erdhi Ylli Ballkezi na shpetoi.. ja zekte qofte po te isha dikushi,nuk e doja nga ky Dekoraten. Like Hajduti
PërgjigjuPo une.. Jemi pjese e oborrit na takon te gjithe kllounve nga nje titull ..
PërgjigjuF.D.Roosevelt ka dekoruar dikur me Medajlen e Arte te Kongresit,George.M.Cohan per kontributin e tij ne ngritjen e moralit te ushtrise amerikane gjate L.I.B.me ane te kengeve patriotike,kurse Ilir Meta jep titullin/Mjeshter i Madh/ per Ylli Baken,me motivacionin klikime te shumta dhe i preferuar nga shqiptare brenda e jashte.Shikoni humneren qe ndan nivelin e logjikes te dy presidenteve.Znj.Ibrahimi,kot lodhesh te edukosh e civilizosh nje njeri te rendomte e vulgar,ai eshte i paafte te te kuptoje.
PërgjigjuDekorimi I rradhes,do jete Bes Kallaku,me motivacionin,,, "I bo gruja shume klikime ".Jo per gje po e kemi marakli klikimesh presidentin.
PërgjigjuBravo të qoftë motra!! Ja paske qëndisur tamem mortjes president,që s'la më pa dekoruar,pa pikë turpi!!!(Ylli mos u merzit ti vëllai se ty të kemi flori)
PërgjigjuShkelja e radhes e ligjit nga presidenti. KQZ duhet ta gjobisi.
PërgjigjuDekoratat që jep Presidenca nuk varen nga klikimet në youtube por nga niveli i Presidentit. Në këtë rast tallavaja është më e mirëpritur sesa pianoja për presidentin tonë tej mase të kulturuar. Po cja fut kot zjn. Ertrita Ibrahimi, po ku ka pasur piano në Skrapar. Edhe një që patën e dogjën për dru se ishte dimri ftohtë atë vit.
PërgjigjuI jep dekoratat sikur te jene banjot ne te cilat bredh macja e tij e Lalzit!!!!!
Përgjigju